Rritet presioni 2 muaj para zgjedhjeve; SHBA-BE ultimatum KQZ të refuzojë kandidatët me të dhëna kriminale

user3
0 0

Shtohet presioni ndërkombëtar për të larguar nga politika persona me të dhëna kriminale. Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca kanë zhvilluar takime me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi në fokus të së cilit ka qenë procesi zgjedhor. Sipas Gazetës ‘Sot’, temat e diskutimit kanë qenë teknologjia në zgjedhje, çështja e afatit të kartave të identitetit por edhe dekriminalizimi.

Ambasadorja Yuri Kim nuk ka dhënë një reagim, por Soreca ka kërkuar një verifikim serioz për kandidatët e javës së parë të marsit. “Takim i shkëlqyeshëm përsëri sot me kreun e KQZ. Ne diskutuam mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit: Identifikimi biometrik i votuesve, zgjatja e letërnjoftimeve, votimi i diasporës, votimi elektronik/numërimi dhe dekriminalizimi”, tha Soreca.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë iu dha një mesazh drejtuesve të partive në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai iu kujtoi se drejtuesit kanë përgjegjësi ligjore dhe morale që në listat e kandidatëve të partive të tyre të kenë standarde e integritet. Soreca tha se duhet t’i jepet vëmendje demokracisë e partitë të angazhohen me rekomandimet e OSBE. “Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE dhe të mos lejojnë që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje. Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit”, deklaroi Soreca.

Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i dërgoi një kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për të marrë informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati. Ilirjan Celibashi kërkoi gjithashtu informim se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës ose pasaportës deri më 25 Prill 2021. “Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do t’i ktheni përgjigje kësaj kërkese. Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021”, thuhej në shkresë./Pamfleti

Next Post

Retro/ Bomba e Çedomir Jovanoviç: Vuqiç dhe Putin kanë bërë gati pazarin e rrezikshëm për Kosovën dhe Bosnjën!

Zhvillimet që po ndodhin dhe kanë ndodhur kohët e fundit për Kosovën, nuk se kanë pasur një ritëm surprizues apo pa u sinjalizuar.Vetëm dy vjet më parë, lideri i opozitës serbe, kreu i liberaldemokratëve, Çedomir Jovanoviç, nga Prishtina ka lëshuar një bombë “profetike” për Kosovën. Në një takim që ka […]