Rusia i kundërpërgjigjet Maqedonisë së Veriut, shpall ‘non-grata’ diplomaten e saj në ambasadë

User2
0 0
Shpërndaje

Kjo masë është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të palës së Maqedonisë ku në muajin maj e shpalli për non-grada një diplomat nga Ambasada ruse në Shkup, thonë nga atje.

Rusia ka shpallur non-grata një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Olivera Çausheva-Dimovska, ushtrues detyre e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse u thirr në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku asaj iu dha një shënim që deklaron për non-grada një punonjës së Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë,” tha deklaratën e Ministrisë.

Advertisements

Kjo masë është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të palës së Maqedonisë ku në muajin maj e shpalli për non-grada një diplomat nga Ambasada ruse në Shkup, thonë nga atje.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut dëboi një diplomat rus në fund të muajit maj. Pas kësaj lëvizje të Maqedonisë, misioni diplomatik rus në Shkup njoftoi se Moska po konsideron kundërmasa.

Rruga Press

Next Post

Gjenerali amerikan Wesley Clark: Millosheviç e ka bërë të pashmangshëm konfliktin

ShpërndajePranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme jugosllave do të çonte ndoshta në mosndërhyrjen e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, thotë gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark. Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë […]