Rusia ndalon hyrjen e 9 zyrtarëve kanadezëve si përgjigje ndaj sanksioneve

user3
0 0
Shpërndaje

Rusia njoftoi se ka vendosur të ndalojë nëntë zyrtarë kanadezë të hyjnë në territorin e saj për një kohë të pacaktuar si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Kanadaja në mars.

Advertisements

Në mesin e zyrtarëve të ndaluar janë David Lametti, ministër i Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm i Kanadasë, dhe Anne Kelly, komisionere i Shërbimit Korrektues të Kanadasë.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Kanadaja mbështet nismat kundër Rusisë në nivele të ndryshme.

Duke deklaruar se Otava mbështet akuzat e pabaza të Ukrainës dhe vendeve baltike kundër Rusisë dhe u përpoq të ndërhynte në punët e brendshme të Rusisë, Zakharova tha se Kanadaja “sanksionoi disa qytetarë rusë për gjoja përndjekjen e figurës ruse të opozitës Aleksey Navalny, i cili u dënua për veprime të paligjshme”.

Kanadaja më 24 mars vendosi sanksione të reja ndaj nëntë zyrtarëve rusë për “shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Rusi”.

Advertisements

Komisarja kanadeze i policisë, Brenda Lucki, Marci Surkes, drejtoresha për politikë për kryeministrin Justin Trudeau, Dominic LeBlanc, ministër i Çështjeve Ndërqeveritare, Jody Thomas, zëvendësministre e Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare, dhe Mike Rouleau, zëvendëskomandant i Forcave të Armatosura, ishin midis zyrtarëve në listën ruse.​​​​​​​/AA

Rruga Press

Next Post

Furgona të blinduar amerikanë dhe ushtria zvicerane mobilizohen përpara takimit midis Biden dhe Putinit në Gjenevë

ShpërndajeQë nga e marta, La Grange Park është mbyllur për publikun, për shkak të takimit që pritet të zhvillohet midis presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin; megjithatë një medium zviceran raporton se vendi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në qytet, i shoqëruar nga policia dhe mbrojtja civile, […]