BallinaLajme

Sallahu i përgjigjet Rama Hajrizit: Në rastin e Arifit, po bëhet dëmtimi i demokracisë

Arta Rama Hajrizi, kryetare e Kushtetueses, i ka drejtuar pyetje Blerim Sallahut, si parashtrues i ankesës për deputetin Etem Arifi.

“A konsideroni ju si parashtrues se cenohet siguria juridike dhe integriteti kushtetues i Kuvendit nëse përcaktues për të vendosur se nëse një deputet ka humbur mandatin, merret vendimi i Këshillit Gjyqësor për Kuvendin”, pyeti Rama Hajrizi.

“Sa i përket pyetjes së parë, në momentin që kemi marrë informacion nga Osmani, për neve ka filluar prodhimi i pasojave të marrjes së mandatit të Arifit. Sa i përket sigurisë juridike, në momentin që Arifi, deputet i dënuar ushtron mandat të caktuar, shkel interesin publik. Po bëhet dëmtimi i demokracisë. Konsiderojmë se raporti i Venecias, demokracia, i mbivendoset sigurisë juridike”, u përgjigj Sallahut.

Lexo më shumë  Qoku i reagon BDI-së: Jemi lodhur nga këta që shqiptarizmin e kanë punë personale, ndërsa sllavizmin detyrë qeveritare

Pyetja e dytë e shtruar nga Rama Hajrizi për Sallahun ishte se “nëse Kuvendi nuk do të kërkonte informatë për deputetin në fjalë apo KGJK-ja nuk e njofton Kuvendin vetvetiu që një deputet është dënuar për vepër penale, a nënkupton që mandati i tij është i vlefshëm?”.

“Nëse nuk kemi informacion lidhur me këtë çështje, është e pamundur të dihet se për cilin deputet bëhet fjalë. S’kemi asnjë mekanizëm që tregon se cili deputet i ardhshëm ka aktgjykim dënues. Nuk ka element më të rëndësishëm se përfaqësimi i popullit. Përfaqësuesit e përfaqësojnë popullin. Nëse një deputet është i dënuar, nuk mund t’i përfaqësojë qytetarët”, u përgjigj ai./RrugaPress/

Lexo më shumë  Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje
YouTube player