Bota

Scholz, “njeriu i mërzitshëm’’ i politikës që mbrojti ekonominë gjermane

Socialdemokrati Olaf Scholz është më pranë emërimit si kancelari i ri i Gjermanisë pas arritjes së një marrëveshjeje koalicioni me të gjelbrit dhe demokratët liberalë, që synon modernizimin e ekonomisë  më të madhe europiane, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe perëndimin e epokës Merkel.

Si ministër i Financave dhe zëvendëskancelar i koalicionit të madh, në largim, mes SPD-së dhe konservatorëve të CDU/CSU, 63-vjeçari Scholz, është parë më shumë si një politikan kompetent se sa karizmatik, i cili ashtu si Merkel ka pikëpamje të moderuara dhe është i aftë për dialog.

Ish-kryebashkiaku i Hamburgut është parë prej kohësh nga publiku, si burri “i mërzitshëm” i politikës, por i pyetur për këtë nga revista Brigitte, ai u përgjigj: “Pikë së pari, unë kam emocione. Dhe shumica e qytetarëve e kanë gjithashtu një ide të qartë se cilat janë ato. Unë po garoj për t’u bërë kancelar e jo një drejtor cirku”.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Scholz i ka vënë të gjitha bastet te qëndrueshmëria e tij, si pika e fortë për të qenë njeriu i ri në krye të Gjermanisë. Si ministër i Financave, reagimi i socialdemokratit është përshkruar si i shkëlqyer nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë 3 viteve e gjysmë në këtë post, Scholz hartoi buxhete të balancuara në vendin e tij dhe ndihmoi Bashkimin Europian të krijojë fondin e rimëkëmbjes nga pandemia duke kapërcyer rezistencën e  Merkelit ndaj planeve të paprecedente për borxhet, të bllokut prej 27 anëtarësh.

Lexo më shumë  Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse nuk miratohet ndihma e SHBA-së

Ai nxiti gjithashtu përpjekjet me Francën, për të prezantuar një taksë minimale korporatash dhe rregulla të reja taksash për gjigantët e teknologjisë. Si kancelar, Scholz ka premtuar të rrisë pagën minimale, të shtrëngojë kontrollet e qirave dhe të ruajë të larta investimet publike në një infrastrukturë më të gjelbër e digjitale./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *