Sela: Skenar regjistrimi – Marrëveshje RMV-Serbi për rritjen e diasporës maqedonase?!

user3
0 0

Regjistrimi është ardhmëria e shqiptarëve të Maqedonisë – tha Ziadin Sela duke shtuar se për këtë shkak regjistrimi shndërrohet në problem politik.

“Numrat e shqiptarëve janë fshehur vazhdimisht dhe e kuptoj pse këtë e bën Mickoski e të tjerë, por nuk i kuptoj shqiptarët. Nuk mund t’i besoj nënshkrimeve të lidhura për shkak se nuk kanë dhënë përgjigje për anulimin e regjistrimit në 2011.”

Një skenar tjetër për regjistrimin, Ziadin Sela përmend rritjen e numrave amë apo numrit të diasporës maqedonase.

“A është e mundur një marrëveshje RMV-Serbi, për të rritur numrat amë dhe rritjen e diasporës maqedonase. Janë skenare që uroj të jenë gabim” – tha Sela në Klan Debat.


Next Post

Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve

Presidenti Joe Biden ngriti zyrtarisht të hënën kufirin maksimal për pranimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62,500 këtë vit, disa javë pasi u përball me kritika nga të dyja partitë për vonesën në zëvendësimin e një kufiri rekord të ulët të vendosur nga ish Presidenti Donald Trump. Agjencitë […]