Sërish 15 viktima dhe mbi 1000 raste, hapet pavioni Covid edhe në Elbasan

RrugaPress2
0 0

Edhe 24 orëshi i fundit ka rezultuar me shifra pothuajse të njëjta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 15 pacientë dhe numri i jetëve të humbura nga virusi vdekjeprurës shkon në 1696.

”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. ”571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë. Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar Covid në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi I pacientëve me Covid-19, përpos 4 spitaleve Covid në Tiranë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1021
Të shëruar në 24 orë 1085
Të shtruar në spitale 648
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3998
Testime totale 447,746
Raste pozitive 102,306
Raste të shëruara 65,403
Raste aktive 35,207
Humbje jete 1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22,051
Fier 2793
Durrës 1787
Vlorë 1778
Shkodër 1410
Elbasan 918
Lezhë 824
Berat 1028
Korçë 951
Gjirokastër 939
Dibër 353
Kukës 375

Rruga Press

Next Post

Nuk ka rimëkëmbje këtë vit, kufizimet dhe mosvaksinimi do të rëndojnë mbi turizmin

Industria e turizmit në Shqipëri nuk ka dalë në asnjë moment nga kriza, që prej fillimit të pandemisë. E teksa masat mbështetëse të qeverisë nuk kanë arritur të përthithen nga ky sektor, 70% e bizneseve turistike sot janë jofunksionale. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, shprehet se kjo industri […]