Shëndetësi

Shifra alarmante të të infektuarve me koronavirus, Qeveria e Holandës mbyll dyert për tifozë

Ngjarjet sportive në Holandë për tri javët e ardhshme do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Ky vendim është marrë nga Qeveria e vendit. Ky vendim u mor pas rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.

Më 11 nëntor u zbuluan 16,287 raste të reja të infeksionit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, tifozët nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e ligave holandeze, garave evropiane dhe ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botërorit “Katar 2022”, Holandë – Norvegji.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *