Bota

Shtetet mbyllin kufijtë pas shfaqjes së variantit të ri të COVID-19

Shumë vende po aplikojnë kufizime për udhëtimet ndërkombëtare pas shfaqjes së variantit të ri afrikano-jugor në fillim të kësaj jave. Sipas “BBC” Mbretëria e Bashkuar, Singapori dhe Japonia po ndalojnë udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe shtetet fqinje. Bashkimi Europian po diskuton bllokimin e fluturimeve nga disa vende të kontinentit afrikan.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për variantin e ri për shkak se dinë pak për atë. Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se do duhet kohë që të kuptohet ndikimi që do ketë varianti në botë dhe që shkencëtarët po studiojnë transmetueshmërinë e tij. Varianti afrikano-jugor është shumë i ndryshëm nga variantet e tjera të virusit.

Lexo më shumë  Ukraina kërkon nga aleatët sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore

Studiuesit kanë deklaruar që ky variant ka shumë mutacione dhe që mund t’i bëjë më pak efektive vaksinat. Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet ta vendosë të premten nëqoftëse do ta quajë variantin e ri si kërcënues. Në botë deri tani janë raportuar rreth 100 raste të infektuara me këtë variant.

Shumica e rasteve janë raportuar në Afrikën e Jugut por janë raportuar raste në Hong Kong, Izrael dhe Botsvana. Ministri i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar Sajid Javid tha se mendon që varianti tashmë është përhapur në disa vende të botës.

Lexo më shumë  Si mbrojtja e Izraelit dhe e aleatëve të tij përgjoi më shumë se 300 raketa dhe dronë iranian?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *