Si ndërlidhet koha e zgjimit tuaj me tendencat për depresion

RrugaPress2
1 0
Shpërndaje

A zgjoheni nga shtrati në mëngjes pa ndonjë stërmundim të madh, apo e shtyni alarmin deri në sekondën e fundit të mundshme? Si lidhet stili i jetesës me gjasat për depresion?

Sipas një studimi të botuar në Molecular Psychiatry, të qenit një “buf nate” – njerëz që performojnë më mirë pasdite dhe në mbrëmje dhe flenë vonë – mund të ndikojë te shëndeti mendor.

Studimi përdori të dhënat e gjumit të mbledhura nga monitorët e aktivitetit të vendosur në duart e më shumë se 85,000 pjesëmarrësve të Studimit Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, i cili grumbullon informacione të thelluara gjenetike dhe shëndetësore për më shumë se gjysmë milioni britanikë.

Studiuesit krahasuan informacionin e gjumit me vetë-raportimet e gjendjes shpirtërore dhe zbuluan se njerëzit me një cikël të gabuar të gjumit kanë më shumë gjasa të raportojnë depresion, ankth dhe të kenë më pak ndjenja të mirëqenies.

“Problemet shëndetësore që lidhen me të qenit një buf nate ka të ngjarë të jenë rezultat i të qenit një buf nate që jeton në botën e një personi mëngjesi, gjë që çon në çrregullim të ritmeve të trupit”, tha (via CNN) specialistja e gjumit Kristen Knutson, një profesoreshë e asociuar e neurologjisë.

Advertisements

Të sfidosh orën tonë të brendshme të trupit duket të jetë shumë e lidhur me nivelet e depresionit.

“Nëse jeni person mëngjesi, atëherë ka më pak të ngjarë të keni depresion dhe ka më shumë të ngjarë të raportoni një mirëqenie më të lartë,” tha Dr. Jessica Tyrrell, një lektore e në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Exeter në Mbretërinë e Bashkuar.

Arsye të tjera të mundshme përfshijnë më shumë ekspozim ndaj rrezeve të diellit për ata që ngrihen herët. Në të vërtetë, terapia e dritës është një trajtim për disa forma të depresionit.

Studime të mëparshme kanë theksuar se nëse jeni buf nate dhe jo zog mëngjesi është e përcaktuar në ADN-në tuaj, por mund ta ndryshoni.

Next Post

Çmenduri, afro 19 milionë dollarë për një monedhë

Shpërndaje Monedha “Double Eagle” u shit për një rekord prej 18.9 milionë dollarësh në Nju Jork. Monedha jashtëzakonisht e rrallë e vitit 1933 tani është monedha më e vlefshme që është shfaqur ndonjëherë në ankand. Sipas Sotheby’s ajo është shitur për pothuajse dyfishin e rekordit të mëparshëm botëror. Duke shfaqur […]