
Shqipëria po përballet me situatën më të vështirë nga pandemia që prej fillimit të saj. Koronavirusi dhe mutacionet e tij ende të pakonfirmuar kanë kaluar në trasmetim komunitar.
Mbi 1 mijë persona konfirmohen të infektuar në ditë, me dhjetra të prekur të tjera që nuk hyjnë në sistemin publik, po rriten vdekjet ndërsa kapacitetet e 6 spitaleve Covid po shkojnë drejt ezaurimit.
“Kemi një transmetim komunitar. Një transmetim me incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara reflektuar jo vetëm më pozitivitetin por dhe rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor”, shprehet Eugena Tomini.
Karantina e plotë do të jetë guri i fundit i qeverisë e cila si duket nuk ka në plan të zbatojë para zgjedhjeve. Ndaj Tomini uljen e rasteve e kërkon përmes ndërgjegjësimit të popullatës.
“Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave”, shton Tomini.
Eugena Tomini, eksperte e komitetit teknik dhe zv.ministre e Shëndetësisë tregon se 16 raste në vend janë konfirmuar të riinfektuar nga koronavirusi.
Në 25 shkurt përfundon afati i masave të vendosura nga komiteti i ekspertëve. Ditën e mërkurë pritet mbledhja dhe vendimet e radhës. Burime nga komiteti bëjnë të ditur se nuk priten masa shtesë dhe as ashpërsimi i mëtejshëm i kufizimeve.
Rruga Press
- New York Times artikull për Kosovën: Në një vend dominuar nga ish-rebelë, gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit
- Konsumi në pandemi i shqiptarëve, mes produkteve ushqimore dhe bizhuterive
- Adem Jashari dhe heronjtë e Prekazit si ndërgjegje e themele të çlirimit
- ASH-AAA: Qeveria e paaftë për të siguruar vaksina kundër virusit
- HAPET EKSPOZITA ME FOTOGRAFI TË KULLAVE TË JASHARËVE
- NYT për Kosovën: Në vendin e ish-rebelëve, gratë gjejnë fuqinë tek kutitë e votimit