Bota

Skandali i Pegasus/ Përgjimi i disa gazetarëve dhe zyrtarëve hungarez, opozita bën thirrje për dorëheqje të qeverisë së Orban

Opozita e Hungarisë ka bërë thirrje për dorëheqje ministrore nga qeveria e ekstremit të djathtë të Viktor Orbanit për akuzat që ka përzgjedhur gazetarë, pronarë të mediave dhe figura politike të opozitës si objektiva të mundshëm të spiunimit me anë të programit Pegasus.

Pretendimet, botuar javën e kaluar nga Guardian dhe anëtarët e tjerë të projektit Pegasus, u mbështetën në një numër rastesh me analiza mjeko-ligjore të pajisjeve telefonike të kryera nga Amnesty International, që tregonte se telefonat ishin infektuar me Pegasus, program i shitur nga Kompania izraelite NSO Group.

Lexo më shumë  Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse nuk miratohet ndihma e SHBA-së

Të paktën, ministri i drejtësisë duhet të japë dorëheqjen,”- tha Gergely Karácsony, kryetari i bashkisë së Budapestit dhe sfiduesi më i mundshëm i Orban për postin e kryeministrit në zgjedhjet në pranverën e ardhshme.

Të paktën pesë gazetarë hungarezë u shfaqën në një listë të zbuluar të rishikuar nga konsorciumi Pegasus, me numra të zgjedhur nga klientët e NSO përpara mbikëqyrjes së mundshme, duke përfshirë dy nga portali investigativ Direkt 36, një partner i projektit Pegasus. Gjithashtu në listë ishte numri i politikanit të opozitës, kryetarit të bashkisë së qytetit të Gödöllő dhe kreu i një shoqate mbarëkombëtare të kryetarëve.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Ligji hungarez parashikon që në rastet kur siguria kombëtare është në rrezik, shërbimet e inteligjencës mund të urdhërojnë mbikëqyrje pa urdhër gjyqësor, vetëm me nënshkrimin e ministrit të drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *