Lajme

Skandali me tenderin e policisë/ Mungojnë 239 mijë artikuj, kapele uniforma dhe këpucët dimërore, verore dhe të plazhit

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucet e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

Kjo e dhënë që llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave , për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.

Lexo më shumë  Policisë së Kosovës i shtohen edhe 445 policë të rinj, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj

Por ish-drejtoresha e blerjeve të përqendruara Edlira Naqellari thotë se prej vitesh policia shqiptare është veshur me donacione të shteteve të ndryshme ku përfshihet dhe Turqia dhe se edhe sot , policia e shtetit nuk e ka të qartë se sa është numri i efektivëve përderisa shumë të rinj rekrutohen e të tjerë dalin në pension apo lirohen nga detyra.

Po dëshmia me interesante është ajo e një ish-polici që e prezanton veten si themelues i komisariatit dixhital, një institucion virtual tek i cili janë dorëzuar mjaft denoncime që nga parkimet e gabuara, ndërtimet e paligjshme dhe shpërdorimet e detyrës.

Lexo më shumë  Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Për këtë arsye i dyshuari Klevis Hasani shton se ka qenë bashkëpunues me SPAK dhe i është përgjigjur çdo pyetjeje të prokurorit.

Të tjerë kërkojnë të lirohen me argumentin se kanë probleme shëndetësore apo se duan që qëndrojnë pranë të afërmve dhe familjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *