Lajme

Skema kriminale e ARRSH-së, rotacion oligarkëve për të fituar 100 mln euro nga tenderat e Unazës se Madhe!

Berberi i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka përdorur një skemë të mirëfilltë kriminale me tenderët e ndërtimit të Unazës së Madhe, ku oligarkët e ndërtimit ndanë me njëri-tjetrin “tortën” 100 milionë euro.

Boldnews.al ka hulumtuar dokumentet e këtyre tenderave, duke zbuluar se ARRSH, e drejtuar fizikisht nga Evis Berberi, por i “komanduar” nga Balluku dhe Rama, ka përdorur skemën e famshme të rotacionit.

Që do të thotë: në një lot fiton X firmë, në lotin tjetër firma Y, pavarëisht se mori pjesë edhe firma X.
Në njërin rast firma X fiton se di të ndërtojë ura, në rastin tjetër (lotin tjetër), kjo firmë (X) s’kualifikohet pasi s’di të ndërtojë ura!

Por, si e fitoi lotin e parë?! Tani, di apo jo të ndërtojë ura? Kjo më sipër ishte vetëm skema, pasi më poshtë do të faktojmë se diçka e tillë ka ndodhur rëndom në këto tender.

Faksimile: Fituesit i tenderit 21 milionë euro për ndërtimin e urave është kompania ALB STAR

Në këtë investigim do të ndalemi te dy nga gjashtë tenderat e ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës. Do të analizojmë tenderin me objekt “ndërtim i unazës se jashtme, loti 4” me vlerë 17 milionë euro dhe tenderin me objekt “Urat mbi Lumin Tirana” me vlerë 21 milionë euro pa TVSH.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës       

Në procedurën e dytë ka marrë pjesë Gener 2, ALB STAR, ALH-BUILDING & GJIKURIA, BE IS &CURRI & VËLLEZËRIT HYSA, KEVIN CONSTRUKSION dhe MET ENGENEERING.

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, fitues është shpallur ALB STAR.

Por, shikoni pak arsyet e s’kualifikimit të operatorit ekonomike GENER 2: nuk përmbush kriterin e punëve të ngjashme, vepra të mëdha arti, ndërtim viadukti që zë peshën kryesore të kësaj procedure. Deri këtu çdo gjë normalisht. Por, ai i përmbush fituesi, ALB STAR?! Natyrisht, duke qenë edhe fitues, i përmbush.

Faksimile: Në lotin 4, ALB STAR është s’kualifikuar se nuk ka punë të ngjashme për ndërtimin e urave

Sipas dokumenteve të analizuara nga Boldnews.al, është zhvilluar edhe tenderi i lotit 4. Një nga firmat pjesëmarrëse në tender ka qenë edhe ALB STAR, kompania që fitoi tenderin 20 milionë euro për ndërtimin e urave mbi lumin Tirana. Por, në këtë lot, ALB STAR është s’kualifikuar.

Lexo më shumë  Ministri Aliu njofton për themelimin e Task-Forcës së Gjelbër

Arsyeja? Nuk ka punë të ngjashme për ndërtimin e urave! Ja çfarë shkruhet në dokumente: … në punën e ngjashme që ka paraqitur në sistemin elektronik të prokurimeve për këtë procedure nuk dëshmon se ka punë të ngjashme me kontratën objekt prokurimi.

Nga analiza e punës së ngjashme të paraqitur në sistemin elektronik të prokurimeve rezulton se operatori nuk ka realizuar punime në kategorinë vepra të mëdha arti tip ura. Kontrata objekt prokurimi konsiston në ndërtimin e një viadukti si vepër arti e madhe. OE nga dokumentacioni i paraqitur në sistemin elektronik nuk e përmbush këtë kriter”.

Por, si e përmbushi këtë kriter ALB STAR në tenderin e parë?

Përse ARRSH bën procedura të kota? Të paktën do të kursente kohë dhe mund, madje edhe paratë e letrës./bold/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *