Slash i Gansave: Angus i AC/DC, njeriu që më frymëzoi

RrugaPress2
0 0

Gjatë një interviste në radio, kitaristit të Guns N ‘Roses, Slash, iu kërkua të veçonte mjeshtrin e të gjitha kohërave dhe “heroin” e kitarës. Slash zgjodhi kitaristin e AC / DC, Angus Young.

Janë të paktë njerëzit që më kanë shërbyer si influencë ndërsa rritesha artistikisht. Megjithatë nuk mund të them se ishte vetëm një. Kur isha fëmijë dhe jetoja në Angli, fillimisht ishte Pete Toënshend, dhe më pas ishte Keith Richards, dhe më pas, më vonë erdhën Jimmy Page dhe Joe Perry.

Ishte pikërisht koha kur fillova të luaja kitarë, kështu që do të thoja se ata katër djem – përfshirë edhe Jimi Hendrix – pesë ikona të vërteta të rock-ut, patën ndikim shumë të madh te unë.

Por, e dini çfarë? Do të zgjedh Angus Young në këtë pikë sepse ai është një njeri që unë e njoh prej një kohe shumë të gjatë dhe regjistrimi i parë që kam dëgjuar nga AC / DC ishte “Highway to hell” (Autostrada për në Ferr), në vitin 1979. Nuk kisha dëgjuar më parë diçka të tillë dhe pati te unë ndikim të madh. Më pas erdhi “Back to black”. Pak kohë më vonë, unë i takova personalisht Angus dhe Brian [Johnson, vokal] dhe pjesën tjetër të grupit, në 2001.

Ata ishin me të vërtetë të mrekullueshëm, ata më ngritën. E kam dashur gjithmonë mënyrën si punonin, e kam adhuruar gjithnjë stilin e kitarës së Angus”


ART & KULTURË:

Next Post

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe paratë e hedhura në vendet me regjime autoritare/Rasti bjellorus vs rasti shqiptar

Në tetor të vitit 2020 në Minsk të Bjellorusisë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qeveria bjelloruse nisën një projekt gjigand që kapte vlerën e 4 miliard eurove, ‘’ Smart City ‘’. Kryeministri Roman Golovochenko jo me pak pompozitet deklaroi se ‘’ Ky është një sinjal i fortë për investitorët e […]