Lajme

Sony prezanton kamerën ZV-E10 për vlogerë

Sony ka prezantuar kamerën e saj të dytë të fokusuar në vlogerët që quhet ZV-E10, që është pasardhës i modelit ZV-1 që u lansua vitin e kaluar.

Megjithatë, derisa ZV-1 ka qenë një kamerë me objektiv të fiksuar, ZV-E10 ka një gamë më të gjerë të pajisjeve.

ZV-E10 në thelb është version më i dobët sesa Alpha 6400, e disa funksione i janë hequr për shkak të punës me efikase, duke i shtuar disa karakteristika që kanë rëndësi të madhe për vlogerët.

Lexo më shumë  Eurodeputetja holandeze reagon pas ndalimit të shtetasve të Kosovës në Serbi

Kjo kamerë ka të njëjtin sensor APS-C prej 24.2 megapikselë që Sony prej vitesh e përdor në kamerat e saj të serisë a6000.

Gjithashtu ka aftësi të filmimit në formatin 4K me një shpejtësi prej 30fps. Sikurse a6400, ZV-E10 përkrah filmimin në S-Log2, S-Log3 dhe profilet HLG.

Lexo më shumë  Lirimi i zv.drejtorit të Policisë, Gërvalla: Ishte një akt hakmarrës i Serbisë pas mbështetjes për anëtarësim të Kosovës në KE

ZV-E10 kushton më pak se 700 dollarë. Në kompletin me objektivin 16-50 mm dhe F3.5-5.6 do të kushtojë rreth 800 dollarë. Kjo pajisje pritet të jetë e disponueshme në treg gjatë muajit të ardhshëm.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *