Sot mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit

user3
0 0

Duke filluar nga ora 10:00, sot do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, hera e parë kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Seanca do të nisë nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe në të do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga presidenti Ilir Meta.

Në rendin e ditës nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës por kjo nuk e përjashton që të futet në rend të ditës nga seanca plenare.

Kjo është hera e dytë që shumica parlamentare do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të ç’dekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Sot, kjo procedurë ka nisur pas përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.


Next Post

Stërvitja ushtarake “Defender 2021”, Yuri Kim: Nuk u zgjodh rastësisht Shqipëria

Nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 2021” u përshëndet dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Diplomatja amerikane në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë SHBA dhe NATO në misionet e saj dhe u shpreh se ajo nuk është zgjedhur rastësisht për mbajtjen […]