Sputnik V nuk përmbush standartet

User1
0 0

Ky titull përmban dy fjalë kyçe Sputnik V dhe standart. Sputnik V është vaksina ruse e cila përdoret ndaj COVID-19 ndërkohë standarti është një nivel rregullator në farmaceutikë. Nëse do të krahasonim standartin me ushtarët e një lufte, standarti do të ishte ushtari i cili mban flamurin dhe nuk mund të vritet. Ai drejton betejën duke shërbyer si udhërrëfyes dhe të gjithë duhet të ndjekin atë. I kësaj forme është edhe standarti në produktet farmaceutike të të gjitha formave farmaceutike të dozuara.

Por pse na nevojiten standartet? Çdo shtet ka kushtetutë dhe ligje të cilat kanë rol rregullator dhe mirëmbajtës. Janë pikërisht standartet të cilat në farmaceutikë na sigurojnë cilësinë e barnave, pra nëse barnat janë të sigurtë, veprojnë dhe përputhen me emrin në etiketë. Farmakopeja është një libër i cili përmban standarte dhe norma që me fuqi ligjore kushtëzon përgatitjen, ruajtjen, eksportin e të gjithë barnave që përdorim. Të gjithë barnat që përdoren në një shtet duhet të plotësojnë standartet farmakopeale të farmakopesë së cilës i përkasin.

Kush i përcakton standartet për barnat e rinj? Ka organe specifike të cilat merren me barnat e rinj. Në farmakopenë europiane është EMA (Europian Medicine Agency) e cila merret me analizimin e vaksinave dhe barnave të rinj dhe nëse ato i plotësojnë kërkesat dhe standartet për përdorim. Pra këto komitete farmakopeale na sigurojnë cilësinë e barnave dhe të formave farmaceutike të dozuara.

Vendi yne është bërë pjesë e farmakopese europiane më 9 shkurt 2020 duke u bërë anëtari i 39-të i kësaj konvente. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në cilësisë e barnave dhe sigurinë e shëndetit publik.

Në situatën aktuale në të cilën jemi, vaksinimi është e vetmja formë për tu rikthyer sado pak jetës së mëparshme. Nuk është hera e parë që bota perballet me pandemi, vlen këtu të kujtojmë të ashtëquajturin “gripin spanjoll” në Spanjë në 1918 . Përveç protokolleve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për depistimin dhe triazhimin  e hershëm të pacientëve në tre nivele, është hartuar edhe një skemë vaksinimi. Vaksinat të cilat përdoren sipas Komitetit Europian deri më tani janë Astra Zeneca, Moderna, Jonsson. Në vendin tonë përpara se ne të bëheshim pjesë e farmakopesë është konsideruar zyrtare Farmakopeja Britanike dhe ajo Amerikane.

Nga të gjitha të dhënat dhe përditësimet mbi COVID-19, vendi ynë si shtet anëtar i Farmakopesë Europiane mund të përdor vetëm barnat dhe vaksinat e autorizuara nga EMA. Përdorimi i vaksinave të tjera, qofshin këto ruse ose të prodhuara ne Kinë, janë në shkelje me ligjet për Farmakopenë. Një nga vaksinat e tjera e përdorur në Shqipëri eshtë edhe Pfizer, një vaksinë amerikane, por duke marrë shkas nga përdorimi i Farmakopesë Amerikane përpara se ne të bëheshim pjesë e Farmakopesë Europiane, na është lejuar përdorimi i kësaj vaksine.

Në përfundim megjithëse jemi pjesë e Unionit Europian për standartet e barnave, duket se këto janë vetëm në letër, pasi marrja e 10 mijë dozave të vaksinës “Sputnik 5” jo vetëm që është shkelje e rregullave te Farmakopesë, por e vërteton për të disatën herë që fjalët ngelen e zeza në të bardhë dhe nuk vendosen në praktikë për të mirën e përbashkët. /Rruga Press

Referencat

  1. https://www.edqm.eu/en/node/17402
  2. https://www.ema.europa.eu/en/human-regulatory/overview/public-health-threats/coronavirus-disease-covid-19/treatments-vaccines/vaccines-covid-19/covid-19-vaccines-authorised#authorised-covid-19-vaccines-section
  3. https://www.ema.europa.eu/en/human-regulatory/overview/public-health-threats/coronavirus-disease-covid-19/treatments-vaccines/vaccines-covid-19/covid-19-vaccines-authorised#safety-updates-for-authorised-covid-19-vaccines-section
  4. https://ec.europa.eu/info/live-work-travel-eu/coronavirus-response/safe-covid-19-vaccines-europeans_en

© Të gjitha të drejtat të rezervuara


Next Post

Tjetërsimi i tokave në bregdet, arrestohet shefi i sigurisë së portit të Shëngjinit

Shefi i sigurisë së portit të Shëngjinit u arrestua pas një hetimi 6 mujor të prokurorisë mbi tjetërsimin e pronave në bregdet në kohën që ai ishte punonjës i ish-Komunës së Shëngjinit. Një ish-zyrtar i Komunës së Shëngjinit është arrestuar nga policia të shtunën nën akuzën e tjetërsimit të pronave. […]