Stërvitja ushtarake “Defender 2021”, Yuri Kim: Nuk u zgjodh rastësisht Shqipëria

User4
0 0

Nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 2021” u përshëndet dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Diplomatja amerikane në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë SHBA dhe NATO në misionet e saj dhe u shpreh se ajo nuk është zgjedhur rastësisht për mbajtjen e stërvitjeve të tilla ushtarake.

“Çfarë dite të lavdishme kemi para nesh. Përshëndes FA dhe ministrisë së mbrojtjes për organizimin e kësaj ceremonie. Ky është një raste i rrallë kur 3 gjeneralë me 4 yjë grumbullohen në të njëjtën kohë. Roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënës dhe roli i saj në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është mikpritëse e të tilla aktiviteteve më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe kjo gjë nuk është rastësore. Shqiptarët kanë luftuar krah më krah me ne në misionet e aleancës. Kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica dhe do të jemi mirënjohës.

E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju quajmë aleatë. Shqipëria ofron një bazë të rëndësishme që i jep mundësi NATO t’i japë përgjigje emergjencave shpejt dhe në mënyrë efektive. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj për SHBA. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetvete”, tha ambasadorja Juri Kim.

Rruga Press

Next Post

Nis sot nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe 21″, marrin pjesë 28 mijë trupa

Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende. Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer […]