SURREALISTI I SURRELIT

User1
3 0

Kaq shpejt e harroi Edi Rama, akoma pa u ftohur trupi i djaloshit – punëtor i cili dha jetën për t’i shpëtuar mbi njëzet jetë të tjera punëtorësh kolegë në depon e përfshirë nga zjarri, e të cilin ky ngarendi ta shpallë Dëshmor me 7000 lekë ‘mensile’ kompensim të mjerë për familjen, respektivisht, të vejën me të birin e mbetur jetim. Kjo nuk ndodhi në dekadën e shkuar. As java nuk kaloi!

Shkruan Hana Mitrovica

Nuk qe lehtë e besueshme, por, njashtu nuk mund të thuhet të kenë qenë ndonjë befasi ! Shikoni vegëzën në vijim e dëgjoni për t’u bindur se sa larg shkon surrealizmi EDVINOGMATIK.

Nuk di njeriu si ta klasifikojë deklaratën e këtij “titani” (pa dashur të ofendohet njeri madje as me ta krahasuar me një mit kanadez sikurse është-Paul Bunyan!)

Porse, janë deklarata që denigrojnë fuqinë punëtore shqiptare para së gjithash dhe ate të huaj më pastaj, dëshmojnë se sa poshtë mund të bie një individ si ‘kryefolësi’ i fushatës së PS-së me fjalë të tilla:

– surrealisht të dhimbshme e të mjera për t’iu bërë ballë cilido njeri që i vë paksa mendjen njerëzores e botës përreth;

– janë fjalë të pështira për t’i dëgjuar, e sidomos

– vështirë të besueshme si shqiptim për cilindo pretendent politik në shekullin XXI

Pak është të thuash se janë deklarata: anti-historike, anatematike dhe anakronike.

Kjo ndodhë pikërisht tani në momentin kur, bie fjala, paralelisht në hemisferën tejoqeanike, një President si Joe Biden, me të gjitha forcat politike në dispozicion, përpiqet t’i jep shembull lidershipit në mbarë botën. Pikërisht mbi temën e të drejtave sociale dhe demokratike të njeriut në përgjithësi e sidomos të punëtorëve, në specifikë. Duke ushtruar një diskurs përbashkues e  solidariteti me insistim serioz e me përpjekje faktuale (lirisht mund të themi të paparamenduara ndonjëherë më parë, kudo tjetër!) Gjithnjë me idenë se ka ardhur dita për synim serioz angazhimin drejt një baraspeshe sociale dhe ekonomike të drejtash njerëzore e punëtore, ndër shoqëri e shtete, me forcën punonjëse në kryefjalë. Në mes të pandemisë e katastrofës ekonomike; në pragun e kataklizmave të prognozuara, potencialisht kanosëse, klimatike në vijim, të cilat as që po mbërrinë të trajtohen duke iu falenderuar “gjenive” të llojit EDVINOGMATIK i cili ëndërron se do ta bindë elektoratin e tij, tashmë dukshëm të reduktuar, se forca punëtore nuk është tjetër vetëm se material shpenzues (për një përdorim!) Porsi ngjyrat e paletës së tij artistike të cilën e sposton me lehtësi të papërballueshme të të qënit, nga një pikë ekzistenciale në tjetrën : surreale. Kështu ai sposton Botën e andrallave të tij, edhe: rrugët e kryeqytetit sipas tekeve e interesave; edhe bypass-e të qyteteve muze nëpër Shqipëri, edhe gërmadha Teatrosh e struktura tjera institucionale, sidomos të trashegimisë historike e kulturore si mesonjëtorja muze, pasuritë natyrore dhe ato më esenciale për jetën sikur se janë ujërat, si lumi Vjosa me Parkun Kombëtar, me florë e faunë e kështu me radhë. Deri tek fuqia punëtore – ai i sposton të gjithat me shkopin e tij magjik me një potez e me fjalën magjike: RAMAKADABRA! Sepse nuk e mendon shqiptarin si subjekt që i njeh të drejtat demokratike të garantuara me ligj të punës, e në anë tjetër, assesi nuk e do ndonjë pakistanez, afgan apo bangladeshian që larg qoftë një ditë do ta mësonte gjuhën shqipe, e do të bëhej sikur shqiptari që në gjuhën e tij amtare  i njeh mirë mekanizmat e vlerësimit të punës me të drejtat që i takojnë konform ligjit, pos tjerash.  Më kuriozja e gjithë kësaj është se duke gjatë promovimit në këtë fushatë i jep dhe idenë patronit për punësimin e imigrantëve (me një kompensim lëmoshë simbolike  – ku pronari në videoregjistrim përmend pagën mizore prej $120 të cilën do t’ia ofronte ndonjë “të huaji” punëtor). Punëtorë të pasistemuar si duhet dhe sipas rregullave, gjersa e dimë mirë se shqiptarët detyrimisht duhet t’i njohin relativisht mirë procedurat kur imigrojnë në vendet e huaja. Ta mësojnë gjuhën e vendit nikoqir, sa për fillim. Surrealisti ynë gjenial i Surrelit, guximisht shkoi deri në kufirin tjetër të paradoksit duke përmendur dhe siglën MADE IN ALBANIA nën të cilën sipas tij duhet prodhuar të mirat e manifakturuara, kjo, menjëherë pasi që nënvlerësoi pikërisht punonjësit shqiptarë – krijuesit primarë të Made in Albania. Sepse këta e njohin gjuhën amtare dhe kanë ide të mjaftueshme progresive dhe i njohin vlerat e punës së tyre prodhuese, aq sa për t’i kërkuar të gjitha të drejtat që u takojnë sipas ligjit të punës dhe parimeve sociale e demokratike.

Din kush gjë nëse ka ndonjë kufi ofendimi dhe jonjerëzia e disave që quajnë vetën politikanë ? Dhe më të voglin kufi ?!

Kaq shpejt e harroi Edi Rama, akoma pa u ftohur trupi i djaloshit – punëtor i cili dha jetën për t’i shpëtuar mbi njëzet jetë të tjera punëtorësh kolegë në depon e përfshirë nga zjarri, e të cilin ky ngarendi ta shpallë Dëshmor me 7000 lekë ‘mensile’ kompensim të mjerë për familjen, respektivisht, të vejën me të birin e mbetur jetim. Kjo nuk ndodhi në dekadën e shkuar. As java nuk kaloi! /Rruga Press

© Të gjitha të drejtat të rezervuara


Next Post

Rei Manaj: Arritëm objektivin tonë, morëm 6 pikë

Pas përfundimit të ndeshjes një nga autorët e golave të takimit me SanMarinon, shprehet optimist për vazhdimësinë e kuqezinjve në këto eliminatore Realizoi golin që zhbllokoi takimin, duke i hapur rrugën një fitoreje pa shkëlqim, por Rey Manaj theksoi se ishte e vështirë të çaje një skuadër që luajti e […]