Lajme

Tabela/ Ndryshojnë kushtet për importimin e makinave nga jashtë vendit! Ja cilat automjete lejohet të regjistrohen!

Qytetarët që kërkojnë të blejnë një makinë të përdorur jashtë vendit, nuk mund ta importojnë apo edhe regjistrojnë nëse daton përpara vitit 2007. 

Rregulli është ky: mjeti motorik duhet të jetë së paku EURO 3 e sipër dhe jo më e vjetër se 15 vite nga data e prodhimit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ka rikujtuar qytetarëve kushtet e importimit të makinave që duhet të jenë në përputhje me kushtet mjedisore. Për autoveturat, nevojitet norma EURO 4 apo EURO 5, ndërsa për një listë mjetesh të tjera si autobusë apo mjete të transportit të përzier lejohet edhe një kategori më poshtë, por me kushtin e respektimit të vjetërsisë, që është 15 vite nga data e prodhimit.

“Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër”.

Lexo më shumë  DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

EURO 4 e sipër lejohen të gjitha autoveturat e përdorura që kanë përshkuar kilometra, si dhe janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, shton DPSHTRR-ja. Më e vështirë është pjesa e kategorive shumë pranë pragut të lejuar të ndotjes, që janë kategoria e mjeteve EURO 3, të specifikuara në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor.

“Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”.

Lexo më shumë  “Vuçiqi u tensionua kur na pa dhe si i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së


Në këtë pikë, duhet treguar kujdes së respektimin e afateve. Me datë regjistrimi nënkuptohet data kur qytetari është paraqitur në DPSHTRR për të bërë targimin. Për shembull, afati i fundit për regjistrimin dhe targimin me vit prodhimi 2007 është 31 dhjetori i vitit 2022. Të interesuarit mund të verifikojnë online kategorinë mjedisore, përpara se të paraqiten pranë zyrave për regjistrim./Panorama/

Rruga Press

YouTube player