Lajme

Të kërkosh kurim mes ndotjes, llixhat në Elbasan tërheqin mijëra vizitorë, por pa investime

Llixhat e Elbasanit tërheqin çdo vit mijëra persona që kërkojnë kurim për problemet shëndetësore në ujërat kurative, por vuan mungesën e investimeve. 

Vizitorët e vjeshtës, ankohen për gjendjen e rrugës dhe mungesën e pastrimit.

Një pjesë me rekomandim mjeku e të tjerë me nismë personale, mijëra njerëz vizitojnë Llixhat e Elbasanit.

Të ardhur edhe nga përtej Shqipërisë kërkojnë lehtësim të problemeve shëndetësore në ujërat kurative.

Lexo më shumë  Shpërthim në veri të Kosovës, dyshohet për granatë dore

Por rruga për shkuar deri atje është e amortizuar.

Shqetësimi i ngritur ndër vite nuk gjeti zgjidhje as këtë sezon vjeshte, ku vizitorët janë të konsiderueshëm.

Papastërtia dhe kanalet e hapura janë një tjetër problem në zonën e ashtu konsideruar turistike.

Njollë turpi për bashkinë.

E gjithë zona është vënë në shërbim të kësaj industrie, por banorët ankohen për mungesën e investimeve.

Lexo më shumë  MPJ-ja ende pa informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë Jankoviq, me shtetësi serbe, është liruar nga Serbia

Ujërat termale të Elbasanit rekomandohen për sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, reumatizmës, lëkurës dhe  problemeve të tjera. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *