Të mërkurën rifillojnë gërmimet në Kizhevak

RrugaPress2
0 0

(KosovaPress) – Javën e kaluar në Mitrovicë rifilluan gërmimet te varrezat e besimtarëve myslimanë në afërsi të rrugës Mitrovicë-Zveçan, vend ky që në vitin e kaluar u zhvarrosen mbetjet mortore të gjashtë viktimave të luftës. Kësaj radhe në këtë lokacion ekspertët mjekoligjorë nuk hasën në mbetje mortore.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, ka thënë për KosovaPress se në këtë lokacion nuk është hasur në mbetje mortore, por e lë mundësinë e rikthimit të gërmimeve në këtë lokacion sërish në të ardhmen.

“Të premten, pas vlerësimit të hapësirës së shënjuar, sipas ekspertëve mjekoligjorë, nuk është hasur në mbetje mortore. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për rikthim në këtë lokacion, varësisht nga informatat plotësuese që mund të sigurojmë”, tha Gara.

Ai ka bërë të ditur se nesër po ashtu do të rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, të cilat do të përcillen nga ekspertët mjekoligjorë të Kosovës.

“Sa i përket vazhdimit të gërmimeve në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, siç e kemi potencuar edhe më parë, ju konfirmojmë se nga nesër, datë 5 maj, do të rifillojnë gërmimet në këtë lokacion. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pra ekspertët mjekoligjorë ta Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm, në emër të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, në përcjellje të gërmimeve dhe të gjitha fazave tjera profesionale mjekoligjore të nevojshme për t’u realizuar në këtë lokacion”, tha Gara.

Ekspertët mjekoligjorë të pranishëm nga Republika e Kosovës në Kizhevak të Serbisë do të jenë Naim Uka dhe Valon Hyseni.

Ndryshe, që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e më shumë se 1.600 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe.


LAJME:

Next Post

Takimi me Ramën, vëzhguesit e OSBE/ODIHR i përsërisin parregullsitë e evidentuara

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek, ka zhvilluar një takim në selinë e PS-së me Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla. Në takimin që zgjati rreth 70 minuta, është diskutuar mbi procesin zgjedhor, ndërsa mësohet se ekipi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR i […]