BallinaLajme

Të rinjtë dhe leximi, bibliotekat e shkollave pa libra, leximi të nisë me të vegjlit

30 vite më parë, studentët u ngritën për më shumë liri. Dy vite më parë, studentët kërkonin reformim të sistemit universitar, sot institucionet kërkojnë mënyra që t’i shtyjnë ata të lexojnë më shumë, sepse leximi sjell lirinë.

Por, çfarë duhet bërë që të rinjtë ta kenë mik të mirë librin? “Vetëm libri dhe leximi mund të na çojnë tek edukimi dhe vazhdimësia. Ka ardhur koha që Shqipëria t’u bashkohet atyre vendeve që kanë një ligj për leximin”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtore e QKLL.

Lexo më shumë  Rohde: Thirrja e Listës Serbe për bojkotin e votimit në veri është për keqardhje

Po, a ka hapa konkretë apo një plan nga ministritë? “Kjo strategji ka dy drejtime, e para, duke pasur më shumë bibliotekat e shkollave tona. E dyta, nëpërmjet programeve, që t’i përfshijnë që në arsimin e parashkollor”, u shpreh ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në takimin me të rinj e me përfaqësues të klubeve letrare, ministrja e Arsimit zgjodhi të lexojë një poezi të Kadaresë, ndërsa Margariti theksoi se Ministria tanimë nuk është vetëm një zyrë, por edhe një vend takimesh letrare që me instalacionin në hyrje të institucionit.

Lexo më shumë  Osmani në OKB: Serbia ditë më parë i testoi dronët iranianë në kufi, ky është mesazhi i saj për fqinjët
YouTube player