Lajme

Të rinjtë më të pakujdesshmit, 105 persona humbën jetën në aksidente rrugore në 6 muaj

105 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, raporton Instituti i Statistikave.

Numri i aksidenteve është rritur me 33% krahasuar me një vit më parë, por autoritetet e shpjegojnë këtë me masat kufizuese të ndalimqarkullimit gjatë menaxhimit të pandemisë gjatë 2020-ës.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 875 persona u përfshinë në aksidente në rrugët e vendit. Tirana, Lezha, Fieri dhe Durrësi ishin qarqet kryesore ku ndodhën përplasjet.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29% të numrit të aksidenteve gjithsej,” raporton INSTAT.

Lexo më shumë  Video/ Fiksim i hershëm i Ramës për të shktërruar godinën historike të Teatrit Kombëtar

Moshat mbi 60 vjeç janë më të kujdesshmit në timon, sipas statistikave, ndërsa edhe shoferët e rinj deri në 24 vjeç shkaktojnë një pjesë të madhe të aksidenteve.

Duke veçuar muajin qershor, të dhënat tregojnë se 161 persona u aksidentuan dhe 15 prej tyre humbën jetën.

Në shumicën e rasteve autoritetet vlerësojnë se aksidentet kanë ndodhur prej sjelljes së drejtuesit të mjetit, por edhe numri i aksidenteve të shkaktuara nga këmbësorët ka pësuar një rritje me 45% krahasuar me një vit më parë.

Lexo më shumë  Kanadaja e përkrah Kosovën për në KiE

Policia ka njoftuar se po përpiqet ta zgjidhë këtë problematikë të aksidenteve të shtuara përmes rritjes së kontrollove me radarë në zonat problematike, ku çdo ditë mijëra masa administrative rëndojnë mbi shoferët që shkelin shpejtësinë, ngasin në gjendje të dehur makinën apo nuk respektojnë Kodin Rrugor.

Megjithatë numri i raportimeve të aksidenteve mbetet problematik, sipas ekspertëve rrugorë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *