“Të rrëzohet pragu kombëtar 1 %”, Debreshi vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

user3
1 0

Kandidati i pavarur, Elton Debreshi dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e pragut kombëtar, 1 % të sistemit zgjedhor proporcional rajonal.

Ky prag diskriminon kandidatët e pavarur të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për tu zgjedhur deputet në një qark. Për nga detyrimi për të fituar së paku 1% të votive kombëtare kandidatët e pavarur trajtohen si të ishin parti politike. Por për nga të drejtat  ata kanë shumë më pak se të drejtat që kanë partitë duke u votuar brenda një qarku” tha Elton Debreshi.

Kërkesa u dorëzua sot së bashku me avokatin Gentian Serjani.

“Kjo kërkesë nuk behet për Elton Debreshin, as per zgjedhjet e kësaj radhe, por për të mbrojtur në të ardhmen demokracinë shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive të mëdha” nënvizon ai.

Next Post

Probleme me mpiksjen e gjakut, SHBA pezullon vaksinën ‘Johnson&Johnson’

Autoritet në SHBA kanë urdhëruar pezullimin e vaksinimit me ‘Johnson&Johnson’. Ky vendim nga FDA erdhi pas shfaqjes së disa rasteve të mpiksjeve të gjakut. Vaksina ‘Johnson&Johnson’ është preferuar si variant nga shtetet pasi funksionon vetëm me një dozë. Kujtojmë se ditën e djeshme u hap drita jeshile, ku nisi shpërndarja e […]