Bota

Të shtëna në një protestë në Bejrut, vriten dy persona dhe plagosen disa të tjerë – pamjet tregojnë kryeqytetin e Libanit në tym

Dy persona janë vrarë në një protestë në kryeqytetin libanez, Bejrut, që nisi kundër gjykatësit që po heton shpërthimin që ndodhi vitin e kaluar në port.

Sipas medieve të huaja, disa të tjerë u plagosën pranë Pallatit të Drejtësisë pasi mbështetësit e lëvizjeve të Hezbollahut dhe Amal kërkuan zëvendësimin e gjykatësit Tarek Bitar.

Nuk është e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Tension i madh po përcjell hetimin për shpërthimin e portit, derisa Hezbollahu akuzon gjykatësin për përzgjedhjen e padrejtë të ish-ministrave aleatë të qeverisë.

Lexo më shumë  Izraeli shkatërroi mbi 4000 embrione në Gaza

Të shtënat me armë u dëgjuan afër lagjes Tayoune, duke shpërndarë kështu protestuesit, raporton Al Jazeera.

Ushtria libaneze ndërhyri, duke arrestuar një nga sulmuesit. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *