Lajme

Tërmeti na la pa shtëpi, prej 2 vitesh asnjë investim. “Ai zdromsi del e flet për projekte me arkitekt italian”

Në zonën e Kombinatit, sot dy vite më parë ka ndodhur dhe tërmeti i cili dëmtoi rëndë pallatet të cilat u shembën.

Banor i kësaj lagjeje Pëllumb Mehmeti në një prononcim për Fax News tha se prej dy vitesh janë lënë në harresë dhe e gjithë hapësira ku pretendohej të ndërtohej pallati është boshe.

Mehmeti theksoi se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë takim me banorët dhe se janë mbi 5 pallate që e kanë çuar çështjen ne gjyq.

Gazetarja:A ke marrë një banesë?

Sot është një ditë e trishtueshme, kanë kaluar dy vjet dhe këta nuk kanë bërë asgjë tjetër përvecse kanë prishur pallatet pa asnjë kontratë. Unë kam firmosur vetëm për bonusin e qirasë. Ja shikoje! Gjithë kjo fushë, kush po i ndalon keta që të ndërtojnë.

Lexo më shumë  Drejtorët e Lalit/ Zbulohet një tjetër skemë grabitjeje në bashkinë e Tiranës

-A e ka inspektuar zonën kryebashkiaku Veliaj?

Asnjëherë nuk kemi bërë takim me të, ai takon vetëm patronazhistët, që të na thotë ku do e marrësh shtëpinë.
Ku takohen ata?! Ata do ta kthejnë në lulishte, prish dhe vendos palate, vetëm për tua dhënë atyre oligarkëve.
Këtu ka terr informative.

Sigurisht që nuk ka banor të kombinatit që nuk e do shtëpinë aty ku e ka pasur, ai zdromsi I Tiranës doli e th a do e bëjmë atje pallatin me arkitekt Italian, atje vlera 0. Unë po ndjek rrugën ligjore, e kemi hedhur në gjyq.
Në kombinat janë 5 ose 6 pallate që po ndjekin rrugën ligjore.

-A besoni te drejtësia?
Ata na kane dhënë të drejtë por duhet kohë që çështja të mbyllet në avantazh tonë. Ka dy vite që këta nuk kanë bërë asgjë, këta po përfitojnë nga fatkeqësia jonë. Këtu luan mafia e ndërtimit.

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministri Aliu: Rruga Kijevë-Zahaq po bëhet, nga projekti i kaluar buxhetit të shtetit po i shpëtohen mbi 150 milionë euro
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *