Sport

Teuta dhe Laçi u eliminuan nga Conference League, ja sa përfituan dy ekipet shqiptare nga ana financiare

Teuta dhe Laçi u eliminuan nga Conference League.

Natyrisht keqardhja më e madhe është për ekipin durrsak, pasi me pak fat edhe mund të kishte kaluar në fazën play-off.

Po sa përfituan këtë dy ekipe në aspektin sportiv dhe ekonomik.

Imazhi i Teutës u rrit shumë. Kampionia e Shqipërisë tregoi se jo rastësisht mori titullin në Shqipërisë dhe ecuria e saj bëri jehonë.

Përveç kësaj, me ecurinë deri në turin e tretë të Konferencë Ligë, skuadra durrsake ka të garantuar nga UEFA shpërblim prej 1 milion e 290 mijë euro.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Ky përfitim rrjedh nga angazhimi fillestar në Champions, si dhe ndeshjet e luajtur në dy ture në Konferencë Ligë.

540 mijë euro rrjedhin nga pjesëmarrja në Champions, ndërsa 750 mijë euro nga ecuria deri në raundin e tretë të Konferencë Ligës.

Laçi pëfiton disi më pak, por në llogarinë e kurbinasve shkojnë rreth 1 milion euro.

Jo pak për një ekip shqiptar, për më tepër për Laçin, që edhe pse nuk ka fituar kurrë titullin në Shqipëri, arriti të kalojë dy ture në Kupat e Evropës dhe u desh një gjigant si Anderlecht për ta eliminuar.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Me këto të ardhura, me siguri Teuta dhe Laçi do të jenë pretendentë në sezonin e ri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *