Tkurret sërish popullsia, në kulmin e pandemisë nga Shqipëria u larguan 23 mijë njerëz

User1
0 0
Shpërndaje

As pandemia nuk ka arritur të frenojë largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Të dhënat e INSTAT, që duhet të ishin publikuar në fillim të vitit, por kanë dalë vetëm sot, tregojnë se gjatë 2020-s, 23 854 persona u larguan nga Shqipëria.

Për shkak të Covid-19, INSTAT raporton se për herë të parë numri i vdekjeve ishte pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve, duke tkurrur më tej edhe shtesën e popullsisë.

Por ajo që bie më shumë në sy, është se janë regjistruar 27 605 vdekje gjatë vitit të kaluar, mbi 5600 më shumë se sa në 2019-n. Kur ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se që prej fillimit të pandemisë, deri më sot, janë vetëm 2406 të vdekur nga Covid-i. Kjo tregon edhe njëherë se pjesa më e madhe e vdekjeve nga ky virus nuk raportohen.

Popullsia e Shqipërisë regjistrohet kështu në 2.82 milionë banorë.

Rruga Press


Next Post

Liderët e BE-së takim informal më 7 maj

ShpërndajeLiderët e BE-së takim informal më 7 majUdhëheqësit e BE-së do të takohen në Porto më 7 dhe 8 maj për të diskutuar çështje sociale, pandeminë COVID-19 dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Takimi informal i Këshillit Evropian do të diskutojë mbi përfundimet e konferencës së nivelit të lartë të mbajtur nga presidenca […]