Bota

Torturoi një person në Siri, gjermani dënohet me 10 vite burg

Një shtetas gjerman është dënuar me 10 vjet burgim nga një gjykatë në Dyseldorf më 26 nëntor pasi u shpall fajtor për torturim të një të burgosuri në Manbij të Sirisë. I burgosuri ishte torturuar deri në vdekje brenda një burgu në Siri që udhëhiqej nga grupi militant Shteti Islamik (IS), pjesë e të cilit ishte shtetasi gjerman.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Gjermani, i identifikuar vetëm si Nils D, 31-vjeçar, po ashtu u dënua edhe për krime lufte. Ai u dënua nga e njëjta gjykatë edhe për anëtarësim në grupin militant, Shteti Islamik në vitin 2016 dhe për këtë mori dënim të ndarë prej katër vjetësh e gjysmë burgim.

Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shtetasin gjerman nën akuzën për vrasje. Pas dënimit të shqiptuar nga gjykata e Dyseldorfit ndaj tij, shumë ish-të burgosur të tjerë në Siri, dëshmuan para autoriteteve gjermane se Nils D kishte torturuar njerëz të burgosur në Manbij.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *