Tre deputetët e Tom Doshit, anëtarë të Asamblesë së Partisë Socialiste

User1
0 0

Më 24 mars 2021, kur Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, i bëri thirrje PS, që me shumicën në KQZ të bllokonte kandidimin e Tom Doshit e të distancohej prej tij, kryeministri Rama deklaroi se nuk ka asnjë lidhje qeveritare e aleancë politike, me Doshin dhe PSD-në e blerë prej tij.

Mirëpo faktet vërtetojë, se Edi Rama, përveç afro 2 milionë Euro tendera ilaçesh që i ka dhënë Tom Doshit në 5 vitet e fundit, ka patur e ka me të edhe me kandidatë e përbashkët, vendosur në krye të listës së PSD.

Sipas dosjeve të KQZ, rezulton se 3 kandidatët e partisë së Tom Doshit, tashmë shpallur deputetë, prej afro 8 vitesh, janë drejtues partiak dhe drejtorë të lartë të “rilindjes”, në sektorë ku qarkullojnë miliona leke fonde e tendera.

Gjoja, “zbulimi” i tyre nga Tom Doshi dhe kandidimi e mandatimi deputetë me logon e PSD; nuk e fsheh dot, të vërtetën që 3 deputetët e Tomës, janë ende në strukurën e zgjedhur të PS dhe pjesë drejtuese e administratës së pushtetit “Rama 1-2”.

Ja të dhënat e tyre partiake-administrative

– Deputeti Gledis Çeliku i Qarkut Shkodër, që do futet në parlament me logon e PSD së Tom Doshit, vazhdon të jetë anëtar i Asamblesë së PS të Qarkut Shkodër.
Prej muajit nëntor 2019 e deri sot që është në prag të marrjes së mandatit “Deputet”, ky është Drejtor i Autoritetit Rrugor të Rajonit Verior të Shqipërisë që përfshin 4 qarqe.
Nga muaji nëntor 2013 e deri në muajin tetor 2015, ka qenë Drejtor Rajonal i OSHEE për Qarqet Shkodër-Lezhë, ndërsa në periudhën maj 2011-tetor 2013, ka qenë Sekretar i Komunës “Rrethina” në Shkodër, përfaqësues i PS.

– Deputetja Meri Markiçi e Qarkut Shkodër, që do futet në parlament me logon e partisë së Tom Doshit, vazhdon të jetë anëtare e Asamblesë së PS të Qarkut Shkodër.
Ajo është Drejtore e Agjencisë së Formimit Profesional të Rajonit Shkodër dhe pjesë strukture drejtuese e organizatës së PS në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku është pedagoge.

– Deputeti Gertjan Deda i Qarkut Tiranë, që do futet në parlament me logon e partisë së Tom Doshit, vazhdon të jetë anëtar e Asamblesë së PS të Bashkisë Kamëz.
Nga data 31 dhjetor 2019 e deri sot në pritje të mandatimit “Deputet”, Gertjan Deda, është Zv/Drejtor i Shoqërisë Shtetërore Ujësjellës-Kanalizime Kamëz, emëruar nga Rakip Suli.
Nga data 1 shtator 2019, deri më 31 dhjetor 2019, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Shtetërore Ujësjellës-Kanalizime Kamëz; ndërsa nga data 22 prill 2015 e deri më 1 shtator 2019, ka qenë drejtor i sektorit të menazhim-faturim-shitjeve në këtë Shoqëri.

Fakti që të 3 deputetët e partisë së Tom Dosjhit, janë strukturë partiake e drejtorë të PS; është provë e qartë se lidhjet e Edi Ramës me Tom Doshin nuk janë shkëputur realisht, por është aktrim para SHBA.

E sipas informacioneve, thuhet se përveç vazhdimit të pazareve me tenderët e ilaçeve, Rama do t’i dhurojë Tom Doshit edhe “thelën” me 5% poste e vende pune, në sektorë ku ka licensa, miliona e pasuri./Pamfleti

Rruga Press


Next Post

Të mërkurën rifillojnë gërmimet në Kizhevak

(KosovaPress) – Javën e kaluar në Mitrovicë rifilluan gërmimet te varrezat e besimtarëve myslimanë në afërsi të rrugës Mitrovicë-Zveçan, vend ky që në vitin e kaluar u zhvarrosen mbetjet mortore të gjashtë viktimave të luftës. Kësaj radhe në këtë lokacion ekspertët mjekoligjorë nuk hasën në mbetje mortore. Kushtrim Gara nga […]