Tre kriza politike që nxisin dhunën në Gaza

User1
0 0
Shpërndaje

Shkruan : Jon B. Alterman, përktheu në shqip për RrugaPress nga origjinali: Hana Mitrovica

Miliona civilë u rrezikuan nga tre grupe politikanësh të cilëve u mungon legjitimiteti i mandatit popullor.

Sa kohë shpërthimet, sirenat e sulmit ajror dhe imazhet e rrënojave sollën interpretime mbi dhunën e fundit midis izraelitëve dhe palestinezëve gjoja se është një krizë ushtarake, ajo në të vërtetë ishte produkt i tre krizave politike, njëkohësisht. Nëse Sekretari i Shtetit Tony Blinken do të arrijë ndonjë rezultat të qëndrueshëm gjatë vizitës së tij në rajon, duhet të kërkojë jo vetëm çimentimin e një armëpushimi, por edhe të ringjallë diskutimet ndërkufitare.

Kriza e parë politike është në Gaza

Hamas ka kontrolluar Rripin e Gazës që nga viti 2007, por jo si i aktor përbashkues. Organizata është e ndarë midis krahëve politikë të armatosur, organizatës së Gazës brenda dhe jashtë saj. Meqë Hamasi vepron në fshehtësi, vështirë kuptohen forcat në lojë, e të ndikosh në to, aq më vështirë. Sidoqoftë, rizgjedhja e Yahya Sinwar si kreu i byrosë politike të Hamasit në Gaza në muajin mars, sugjeroi tensione themelore, ashtu si edhe prezenca e shefit politik Ismail Haniyeh.

Ndodh që fuqia e Hamasit në Gaza u përpoq të përshpejtonte krizën e jashtme, në mënyrë që të parandalonte një të brendshme. Ndërsa, shumë vrojtues izraelitë  fokusuan synimin e Sinwar për një  “qetësi” afatgjate me Izraelin. Muaji që rodhi dëshmoi se kjo qetësi është më pak e mundshme, po aq sa edhe pozita e dobësuar e Hamasit për negocim. Aktualisht, duket e paqartë se kush mund të flasë në emër të Hamasit ose atë se çfarë dëshiron kjo organizatë.

Kriza e dytë politike është në autoritetin palestinez

Presidenti Mahmoud Abbas u zgjodh në 2005 dhe ka qëndruar 12 vjet tej mandatit të caktuar. Anulimi i tij i zgjedhjeve legjislative Palestineze në muajin prill – që do t’i sillnin humbje, dhe Hamasi dukej i gatshëm të rriste pozitën e tij – pamundësoi zgjedhjet presidenciale që do të mbaheshin në korrik të këtij viti.

Abbas u ngrit në pozitë si zëvendës politik i liderit historik Yasser Arafat, e asnjëherë nuk qe aq popullor sa paraardhësi i tij. Mbështetja ndaj tij po zbehej me kalimin e viteve, si preferencë e vetëm 9% të palestinezëve të anketuar kohët e fundit. Në moshën e shtyer 86 vjeçare, shumë palestinezë e shohin si kandidat të dërrmuar të premtimeve boshe dhe ëndrrave të thyera.

Mes neverisë palestineze, shkaku i korrupsionit, befason kandidati më i popullarizuar për presidencën palestineze, Marwan Barghouti, i cili kaloi 19 vjet në burgjet izraelite. Mbetet e  paqartë se çfarë përfaqëson kjo prirje e palestinezëve për ta votuar një kandidat të burgosur. Mbase identifikimi me vuajtjet e tij? Projeksionimi i pikëpamjeve në një listë pa përfaqësim adekuat? Besimi se një i burgosur mund të jetë president po aq efektiv sa edhe Arafati kur ishte i rrethuar në selinë e tij në Ramallah? Ajo që nuk përfaqëson është një udhëheqje e denjë dhe legjitime e një procesi politik që do të prodhonte alternativa të ligjshme.

Kriza e fundit politike është në Izrael

Linja e fatit të kryeministrit Benyamin Netanyahu ngatërroi politikën izraelite, për dy vjet.

Ish-aleatët u kthyen në armiq, dhe një gjyq korrupsioni vërtitet rreth tij. Katër palë zgjedhje të papara në dy vjet pa epilog dhe ai sapo kishte dështuar të mblidhte një qeveri në momentin kur shpërtheu dhuna. Netanyahu vazhdon të jetë kryeministër i përkohshëm i Izraelit ndërsa, Knesset kërkon të gjejë kompromis për të shmangur zgjedhjet e pesta.

Fokusi mbi Netanyahun tërhoqi vëmendjen e izraelitëve nga një gamë e gjerë e çështjeve reale politike.

Në të vërtetë, inkoherenca ideologjike e koalicionit anti-Netanyahu sugjeron diçka të gabuar në politikën izraelite. Çështja nga e cila izraelitët duken më larg se kurrë është një dakordim për  marrëdhëniet e ardhshme të Izraelit me palestinezët. Për disa izraelitë, mbështetja e fortë nga administrata Trump dhe marrëveshjet e paqes që Netanyahu bëri me Emiratet e  Bashkuara Arabe, Bahrein, Marokon dhe Sudanin, kishin shmangur çdo nevojë urgjence në dosjen palestineze.

Pjesa më e madhe e komenteve në javët që shkuan, qenë përqëndruar në raketat e Hamasit, sistemin e mbrojtjes të Kupës së Hekurt ( Iron Dome ) të Izraelit dhe përpjekjet për të shkatërruar infrastrukturën e Hamasit në Gaza. Disa folën për solidaritetin midis izraelitëve arabë dhe palestinezëve në javët e fundit si dhe rritjen e dhunës arabo-hebreje në Izrael. Pothuajse asnjë nga komentet nuk është përqendruar në çështjen e vërtetë – dhuna e kryer nga tre grupe politikanësh, të cilëve u mungon një mandat popullor.

Shtetet e Bashkuar kanë mjete të kufizuara për të formësuar politikën jashtë shtetit – me partnerë të ngushtë, brenda organizatave të caktuara terroriste, ose kudo tjetër. Për më tepër, administrata e Biden ka pak oreks për t’u futur në diplomacinë palestinezo-izraelite, dhe me arsyetim të fortë. Por, partneriteti me Izraelin dhe aspiratat për vetëpërcaktimin palestinez, krijon hapjen sikurse edhe nevojën për biseda të sinqerta, në lidhje me atë se si duket një e ardhme e dhunës së pafund. Me gjithë eksplorimin serioz të zgjidhjeve, për të cilat shumica duket se kanë braktisur çdo shpresë.

Zgjidhja me dy shtete që ishte në themel të paqeruajtjes për dekada është diskredituar në të dy anët e këtij konflikti. Jo se është e padëshirueshme, por sepse të dyja palët besojnë se është e parealizueshme. Të dëgjosh ata, është të kuptosh se për shumë njerëz, mosmarrëveshja nuk qëndron tek argumenti i “dy shteteve”, por, sepse ata nuk besojnë kjo të jetë një zgjidhje, ndërkaq kundërshtarët do të vazhdojnë të luftojnë.

Prandaj, diplomacia amerikane është ajo e cila duhet të përqendrohet në alternativat ndaj të dy shteteve. Mund të avancohet versioni i kësaj zgjidhjeje që do të siguronte edhe kritikët më të fortë nga të dy anët. Pa sforcime të detyrueshme, por, si u dëshmua dhe gjatë muajit, pa  garancën se ndonjëra prej palëve sinjalizon gadishmëri të dorëzohet. Diskutimi politik i ‘fjetur’ midis palestinezëve dhe izraelitëve, tanimë duhet të ngjallet. Kjo është gjëja më e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë, për partnerët dhe kundërshtarët.


Next Post

Shumë shpejt do të mund të fshihni… Instagram dhe Facebook vijnë me ndryshime të reja

Shpërndaje Kompanitë e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim. Të dyja platformat do t’i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri. […]