Lajme

Turp-Hodhi kapsolla gjatë performancës së Goran Bregoviç në Festën e Birrës, lihet në burg 21-vjeçari

21-vjeçari Redon Leka u arrestua si i dyshuari i hedhjes së kapsollave në natën finale ku performoi Goran Bregoviç.

Seanca, e cila zhvillua ditën e sotme, filloi rreth orës 10:30. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg, çka u pranua nga Gjykata.

Në natën e pestë dhe finale të Festës së Birrës në Korçë, performoi këngëtari sebo-kroat, Goran Bregoviç.

Pjesëmarrja e tij u prit me kritika të shumta nga disa artistë e qytetarë të thjeshtë. Policia shtoi masat e sigurisë, por nuk mundi të shmangë incidentet. 21-vjeçari arriti të kalojë kontrollet e policisë dhe të hedhë gazi lotsjellës mes njerëzve.

Gaz u hodh në tre drejtime të ndryshme në shesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *