Lajme

Turqia furnizon Shqipërinë me dronë inteligjentë me kosto 8 milionë euro

Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dronë super inteligjentë. Qeveria shqiptare do të paguajë 8 milionë euro për këtë.

Dronët inteligjentë pritet të përdoren për kontrollin e territorit në Shqipëri nga policia.

Dronët do të shërbejnë për rritjen e sigurisë kombëtare në tërësi.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur këto dronë do të jenë në dispozicion të policisë shqiptare.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021 qeveria shqiptare e cilësonte këtë projekt si prioritar, i cili do të kushtojë 8 milionë euro.

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka parë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese. Këta dronë janë prodhim i kompanisë turke “Baykar Technologies”.

Sipas asaj që raporton vetë kompania turke, marrëveshje për furnizim me dronë inteligjentë ka lidhur edhe me shtete si Polonia, Ukraina, Azerbajxhani, Letonia dhe Pakistani./Euronews.al/

Lexo më shumë  Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Rruga Press

YouTube player