U shoqëruan mbrëmjen e djeshme për në Komisariat, lihen të lirë të gjithë kontrollorët e trafikut ajror

User1
0 0

Deri tani zyrtarisht nuk janë lëshuar urdhër arreste, por hetimet mbi pezullimin e punës nga punonjësit e Albcontrol vijojnë.

Te gjithë kontrollorët e trafikut ajror të aeroportit të Rinasit janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore te prokurorisë së Tiranës.

Deri tani zyrtarisht nuk janë lëshuar urdhër arreste, por hetimet mbi pezullimin e punës nga punonjësit e Albcontrol vijojnë.

Një pjesë e kontrollorëve u shoqëruan gjatë orëve të vona të natës së djeshme nga ambientet e një hoteli në Rinas, ndërsa pjesa tjetër u paraqit vullnetarisht pas komunikimit policor. Numri total i personave të shoqëruar arrit në 28 mëngjesin e sotëm, ku pas marrjes në pyetje u liruan fillimisht 4 kontrollorë dhe më pas pjesa tjetër e tyre.

Rruga Press


Next Post

Arrestohen natën/ "Kush i bën avokim kësaj, është një enverist i kalbur, që me demokracinë nuk është puqur ndonjëherë"

Nga Ervin Goci Mbrëmë, natën, pasi kanë ikur mediat, siç e kanë zakon, policia e shtetit e kontrolluar direkt nga një person, ka vendosur t’i nxjerrë kontrollorët me dhunë nga hoteli ku rrinin për t’i plasur në qeli. Kush i bën avokim kësaj, është një enverist i kalbur, që me […]