Sport

UEFA nderon me çmimin e Presidentit, Kjaer dhe stafin mjekësor danez

Institucioni i futbollit europian nderon protagonistët që shmangën tragjedinë e mundshme të Cristian Eriksenit në stadiumin e Kopenhagenit

Mjekët që shpëtuan jetën e Christian Eriksen në “Euro 2020” dhe kapiteni i kombëtares daneze, Simon Kjær, nderohen me çmimin e “Presidentit UEFA 2021”,- ka njoftuar sot UEFA në një shënim të saj.

“Çmimi i Presidentit UEFA” për vitin 2021 shkon për të gjithë njerëzit, që shpëtuan jetën e Eriksen, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së “Euro 2020” midis Danimarkës dhe Finlandës, të luajtur në stadiumin “Parken” të Kopenhagenit, më 12 qershor.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Falë shpejtësisë dhe përvojës së stafit mjekësor, Cristian Eriksen u ringjall në fushë dhe sot është në rrugën e shërimit. Çmimi i shkon gjithashtu Simon Kjær për shpejtësinë e tij në ndihmën e shokut dhe për udhëheqjen e tij të ekipit danez.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *