Bota

Vajza afgane nga fotografia e famshme është evakuuar në Itali pas pushtimit nga talibanët

“Vajza afgane” e famshme e revistës “National Geographic” me sy të gjelbër ka mbërritur në Itali si pjesë e evakuimit të afganëve nga Perëndimi pas pushtimit të vendit nga talebanët, tha qeveria italiane.

Zyra e Kryeministrit Mario Draghi tha se Italia organizoi evakuimin e Sharbat Gulës pasi ajo kërkoi të ndihmohej të largohej nga vendi, raporton AP, përcjell Rruga Press. Qeveria italiane tani do ta ndihmojë që ajo të integrohet në jetën në Itali, thuhet në deklaratë.

Gulla fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1984 si një vajzë refugjate afgane, pasi fotografia e saj, e fotografit të luftës Steve McCurry, me sy të gjelbërt depërtues, u publikua në kopertinën e National Geographic. McCurry e gjeti atë përsëri në 2002.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Në vitin 2014, ajo u shfaq në Pakistan, por u fsheh kur autoritetet e akuzuan për blerjen e një karte identiteti të rreme pakistaneze dhe urdhëruan deportimin e saj. Ajo u dërgua në Kabul ku presidenti organizoi një pritje për të në pallatin presidencial dhe ia dorëzoi çelësat e një apartamenti të ri.

Sharbat Gulla, foto në vitin 2016.

Italia ishte një nga disa shtete perëndimore që transportoi qindra afganë jashtë vendit pas largimit të forcave amerikane dhe pushtimit të talebanëve në gusht.

Në një deklaratë që njoftonte mbërritjen e Gullas në Romë, zyra e Draghit tha se fotografia e saj kishte ardhur për të “simbolizuar peripecitë dhe konfliktin e kapitullit të historisë që Afganistani dhe njerëzit e tij po kalonin në atë kohë”.

Lexo më shumë  Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Ai tha se kishte marrë kërkesa “nga ata në shoqërinë civile, dhe në veçanti nga organizatat jofitimprurëse që punojnë në Afganistan”, duke mbështetur lutjen e Gulla për ndihmë për t’u larguar nga vendi.

Italia e organizoi udhëtimin e saj në Itali “si pjesë e programit më të gjerë të evakuimit në fuqi për qytetarët afganë dhe planit të qeverisë për pritjen dhe integrimin e tyre”, thuhet në deklaratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *