Vaksinat, Macron propozon të dërgohen 4-5 % e dozave te kombet më të varfra

User4

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje, Evropës dhe SHBA, të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave për koronavirus tek vendet në zhvillim.

0 0

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje, Evropës dhe SHBA, të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave për koronavirus tek vendet në zhvillim.

Z. Macron i tha Financial Times se dështimi për të ndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të nguliste pabarazinë globale. Pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta deri më tani.

Z. Macron propozoi planin e tij për të rregulluar çekuilibrin përpara një samiti virtual të G7 të liderëve botërorë të premten.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Presidenti i SHBA Joe Biden do të bëjë një premtim prej 4 miliardë USD për financimin e një skeme globale të ndarjes së vaksinave të njohur si Covax.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson – i cili do të drejtojë takimin – pritet t’i japë doza plus, Covax.

Deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz janë infektuar me virusin në të gjithë botën dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

Çfarë tha Macron saktësisht?

“Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë ose miliarda e miliarda euro,” i tha z. Macron, Financial Times.

“Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4 – 5% të dozave që kemi. Kjo nuk do të ndryshojë fushatat tona të vaksinimit, por secili vend duhet të lërë mënjanë një numër të vogël të dozave, por shumë shpejt, në mënyrë që njerëzit në tokë të shohin se po ndodh”.

Z. Macron tha se Kancelarja gjermane Angela Merkel e mbështeste një iniciativë evropiane për ndarjen e vaksinave, duke shtuar se ai po shpresonte të fitonte edhe mbështetjen e SHBA-së.

Në mungesë të një skeme të tillë, Kina dhe Rusia po plotësonin boshllëkun, “duke hapur rrugën për një luftë zonash influence mbi vaksinat”, tha Macron.

Image

Rruga Press

Next Post

20-vjeçarja, viktima e parë e protestave kundër grushtit të shtetit në Mianmar

Një vajzë e re është bërë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat anti-grusht shteti në Mianmar pasi u qëllua në kokë.