BallinaLajme

Varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, shkencëtarët: Mund të infektohen ndjeshëm edhe fëmijët

Ditën e djeshme, shkencëtarët deklaruan se një variant i ri i koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione, që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë po aq të ndjeshëm ndaj infektimit sa të rriturit, ndryshe nga lloji i mëparshëm. Shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG), të cilët po ndjekin variantin e ri thanë se ai ishte shndërruar në llojin më dominues në jug të Britanisë dhe se së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në të gjithë vendin.

Lexo më shumë  Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

“Ekziston një mendim se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG. “Do të duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të parë se si sillet më tej”. Shfaqja e variantit të ri të SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Rruga Press

YouTube player