Vdekjet globale të COVID-19 arrijnë më shumë se 3 milionë

user3
0 0

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi që bota “po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit” duke shtuar që numri total i vdekjeve i COVID-19 kishte arritur më shumë se 3 milionë njerëz. 

“Globalisht numri i rasteve të reja në javë është gati dyfishuar gjatë dy muajve të fundit” u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyus. Është tashmë e qartë që bota ka hyrë në një valë të katërt të COVID-19 duke treguar shembullin e Indisë e cila regjistroi më shumë se 230,000 infeksione brenda një dite të vetme. 

Sipas të dhënave shkencore të OBSH-së dhe Universitetit John Hopkins India dhe Brazili kanë llogaritur pouthuajse 2 milionë të vdekur mes tyre. OBSH deklaroi që do të vazhdonte të ndihmonte në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit por që procesi i vaksinimit botëror do të kërkonte kohë dhe durim.

Next Post

Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë! Skema e dirigjuar nga kupola drejtuese e Rilindjes, rrëfimi i burimit

Kur raportuam përvetësimin e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës nga Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit, e kemi theksuar vazhdimisht se Database që arritëm të siguronim me një volum prej 234 MB, nuk ishte e plotë. Sepse ideatorët e modernizimit të skemës së Patronazhit kishin […]