Lajme

Vendimet e Qeverisë së Kosovës – miliona euro për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19, kupona për ushqim dhe shtesa për fëmijët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas Qeverisë, këto vendime kanë të bëjnë për ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19, ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor dhe ndihmë për lehonat.

Për masën 3.1 janë ndarë 4 milionë euro e që është për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19, për masën 3.5 janë ndarë 1 milionë euro për kupona ushqimor për familjet në nevojë dhe për masën 3.5 janë ndarë 7 milionë euro për pagesa për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.

Lexo më shumë  Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksonin e ulët

Gjithashtu janë ndarë 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *