Art & Kulturë

Veprat e grabitura nga nazistët dalin në ankand

Një vizatim me laps nga Carl Spitzweg i nxjerrë në ankand të mërkurën normalisht nuk do të kishte tërhequr shumë vëmendje. Në fund të fundit, portreti me format të vogël nuk theu asnjë rekord ankandi – edhe pse ai arriti një çmim shumë më të lartë se vlerësimi fillestar i shtëpisë së ankandit “Christie” – 1.000 mijë deri në 1.500 euro – duke u shitur për 18 mijë e 750 euro.

Është pronësia e vizatimit që e bën atë kaq të dëshirueshme: vepra fillimisht ishte në pronësi të hebreut Henri Hinrichsen, një botues muzikor dhe koleksionist arti, i cili u vra në Auschwitz në vitin 1942.

Vepra është një në mesin e më shumë se 1 mijë e 500 veprave nga një koleksion arti i titulluar me emrin Cornelius Gurlitt, sipas djalit të tregtarit nazist të artit Hildebrand Gurlitt.

Sipas Monika Grüttersit, komisarja gjermane e Kulturës, vizatimi i Spitzwegit thuhet se është në mesin e 14 veprave nga koleksioni Gurlitt, të fundit, të identifikuar si vepra të grabitura nga nazistët.

Në të shihet një çift duke luajtur në instrumente muzikore, dhe një zonjë e moshuar duke dëgjuar aty afër.

Vepra artistike e piktorit dhe poetit gjerman iu dha në fillim të “Christie’s” nga trashëgimtari i ish-pronarit. Vizatimi shërbeu si model për një pikturë vaji në karton, e cila u krijua rreth vitit 1840 dhe tani është në pronësi private.

Lexo më shumë  “Rrugës” në Cannes – shansi i radhës i Kosovës për “Palmën e Artë”

Ankandi shënon edhe fundin e një sage të krijuar me keqkuptime dhe paragjykime.

Zbulimi i koleksionit të artit Gurlitt në vitin 2012 tërhoqi vëmendjen e mbarë botës. I moshuari i atëhershëm kishte ngritur dyshimet e doganierëve kur kaloi kufirin zviceran me tren, duke mbajtur më vete 9 mijë euro. Kjo nxiti një hetim që përfundoi me kontrollimin e banesës së Gurlitt.

Ajo që pasoi ishte me sa duket gjetja më spektakolare e artit të periudhës së pasluftës. Hetuesit zbuluan në apartamentin e Gurlitt – dhe më vonë edhe në një shtëpi në Salzburg – më shumë se 1 mijë e 500 vepra, duke përfshirë punime nga artistë të njohur, si Claude Monet, Pablo Picasso, Max Liebermann, Max Beckmann dhe Henri Matisse. Ata u konfiskuan nën dyshimin se ishin vepra të grabitura nga nazistët.

Artdashësi Cornelius Gurlitt, djali i tregtarit të njohur nazist të artit, Hildebrand Gurlitt, ishte kujdestari i koleksionit të babait të tij. Ai shiti herë pas here vepra për të qëndruar në këmbë, por kurrë nuk e plotësonte koleksionin me fotografi.

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare

Për vite me radhë, një grup pune — që nga viti 2016, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman të Artit të Humbur (DZK) në Magdeburg — hulumtoi origjinën e veprave.

Rezultatet kanë qenë mbresëlënëse: Vetëm 14 vepra të artistëve si Max Liebermann, Henri Matisse, Thomas Couture dhe Adolph von Menzel deri më tani janë identifikuar si vepra të grabitura nga nazistët, 13 prej të cilave u janë kthyer pronarëve të tyre të ligjshëm.

Nga më shumë se 1 mijë e 500 vepra arti, 300 mund të vërtetohet se kanë qenë në posedim të familjes Gurlitt përpara epokës naziste. Pjesët e mbetura në koleksion u ekzaminuan për vite nga një ekip ndërkombëtar studiuesish për të përcaktuar origjinën e tyre.

Historia e Cornelius Gurlitt ka qenë subjekt i librave, filmave, madje edhe dramave. Por pyetje të tjera mbeten pa përgjigje. Për shembull, pse tregu i artit, i cili e dinte mirë ekzistencën e këtij koleksioni të dyshimtë, vazhdoi të blinte dhe të nxirrte në ankand vepra nga koleksioni i Gurlittit edhe pas luftës?.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *