Kuriozitete

Veshjet dhe aksesorët e Marquezit dalin në ankand

Veshjet dhe aksesorët e shkrimtarit të njohur kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, do të dalin në ankand javën e ardhshme. Kështu ka bërë me dije familja e shkrimtarit, duke theksuar hapjen e një qendre kulturore në rezidencën e Marquezit në Meksikën jugore, ku laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, kishte shkruar veprat e famshme.

Gjërat që do të dalin në shitje janë përzgjedhur nga mbesa e tij, Emilia Garcia Elizonde, që do ta drejtojë qendrën.

“Gabo kishte rrobaqepës dhe stilistë të preferuar”, ka thënë ajo, raporton france24.

Në mesin e rrobave që do të dalin në ankand është një xhaketë me një shënues në xhep, që autori e kishte veshur kur shkruante.

Marquez ka vdekur më 17 prill 2014. Në vitin 1982 kishte marrë Nobelin për Letërsi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *