Vetingu, KPA hedh poshtë vendimin e KPK, shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martinin

User2
0 0
Shpërndaje

Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martinin, i cili është kandidat për prokuror në SPAK.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martinin, i cili është kandidat për prokuror në SPAK.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Advertisements

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë.

Rruga Press

Next Post

Sony prezantoi dronin profesional që kushton 9000 dollarë

ShpërndajeSony ka zbuluar dronin profesional Airpeak S1. Prezantimi zyrtar solli më shumë detaje rreth dronit, si dhe çmimin e tij, i cili është 9,000 dollarë. Airpeak S1 është krijuar për të përdorur kamerat Sony A7S Mark III, FX3 dhe Alpha 1 që mbështesin rezolucionin 8K. Kamerat do të fiksohen në […]