Sport

Video/ De Gea hero, pret penallti dhe siguron fitoren e Man. United ndaj West Ham

Një fitore dritthëruese ajo e Man. United ndaj West Ham në Premier League. Në “London Stadium” ndodh gjithçka në një përballje të çmendur ku “djajtë e kuq” me Ronaldon triumfojnë 2-1 por me shumë fat, shkruan Ora News.

Ishin pikërisht vendasit që në 30’ shënuan të parët me Benrahma ndërsa Man. United me të përhershmin Cristiano Ronaldo përgjigjen menjëherë në 34’ duke barazuar sfidën.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Pjesa e dytë është shumë e luftuar dhe të dyja skuadrat mund të kishin shënuar por ishte Jesse Lingard i futur në pjesën e dytë që gjen golin në minutën e 89’.

Dukej gjithçka e mbyllur po në 94’ West Ham fiton një penallti për prekje me dorë në zone dhe David Moyes për të ekzekutuar këtë 11-metërsh fut një mjeshtër penalltish si Mark Noble. Fatkeqësisht veteran e humbet, të dytën në karrierë me De Gean që bën heroin dhe I jep fitoren 2-1 Man. United.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Në sfidën tjetër, Brighton & Hove Albion bën surprizën duke fituar 2-1 ndaj Leicester City në shtëpi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *