VIDEO/Me votë do shporrim këto modele të dhunshme, ku policit i jepet liria të godasë deputetin e ardhshëm të Lezhes

user3
0 0

Shkruan Doriana Musai:

“Daten 11 prill e karakterizuan tre ngjarje, nga te cilat une e gjeta veten te kjo me pak e mediatizuara, por thellesisht me tronditesja per qytetarin, pozicioni ku une gjendem.

Dy momente, te cilat ndahen ne 15 sekonda. Nje uniforme policie e shtetit shqiptar e cila ngre doren dhe godet ne fytyre kandidatin per deputet te Levizjes Vetvendosja, do te kishte marre audience maksimale nga televizionet kombetare, nese shteti i se drejtes do te ishte ne pune. Nje dore polici qe godet ne koke, qytetarin e vet, ai nga i cili merr rrogen ne fund te muajit.

Nje qytetar i Lezhes, nje djale i ri, intelektual, i shkolluar ne perendimin qe duket se po na largohet çdo dite, goditet ne detyre. Po, po ne detyre.

Iliaz Shehu, te cilin personalisht nuk e njoh, ishte aty, si kandidati per deputet, i cili do te perfaqesoje banoret e Lezhes, parlamentin e ri 2021-2025! Ai ishte aty, 14 dite perpara zgjedhjeve per te mbeshtetur kauzen e banoreve te cileve i ka dhene zotimin dhe fjalen, se halli i tyre eshte zeri i tij. Dhe asaj goditjeje, te cilen videoja amatore e ka kapur bashke me tingullin trondites te shpulles ne fytyre, Iliazi nuk i kthehet me te njejten dhune. Pak kush djale shqiptar do kish reaguar me aq qytetari. Pak kush djale i moshes se tij do kish arritur ta mbante veten. Por jo ai, me forcen qe e karakterizon, edukimin e familjes lezhiane, arsimin perendimor, ai heren e dyte kur dora ngrihet drejt tij, e kap ne ajer, dhe ashtu me pellemben e shtrenguar fort, ndalon dhunen e shtetit me uniforme, me fjalet “mos luani me dore…mos luani me dore”.

Do kisha dashur, te kishte me shume, shume me shume djem te tille te cilet dalin aty, ne frontin e pare, pa droje, pa frike dhe sidomos me kurajon per te perfaqesuar pikerisht te shtypurin, te dhunuarin dhe njeriun qe protesten per te mbrojtur vendin, familjen dhe te ardhmen, e ushtron si te drejte themelore njerezore. Do kisha dashur, shume me shume kandidate per deputete te shfaqen perkrah qytetareve kur dhunohen, jo thjesht per photo oop, por per tju bashkuar, ashtu me trup, duke treguar se ne fakt, jemi te gjithe te njejte, vetem se ato qe kerkojne perfaqesim, duhet te jene dyfish te perulur ndaj atyre te cileve premtojne se do t’i sherbejne!

Te rinjte, aktivistet e Levizjes Vetvendosja, jane fryma e re e te majtes shqiptare dhe ndaj atyre, kerkohet mbeshtetje pikerisht nga ato socialiste te zhgenjyer, te mashtruar dhe tallur per vite e vite me rradhe. E majta keto zgjedhje, ka liri zgjedhje, ka nje alternative me shume. Ka lirine e votes, ndaj nje ndryshimi thelbesor, krejt tjeter nga çfare eshte ofruar deri tani.

Status quo-ja eshte e rrezikshme per shoqerine dhe pa shprese per te ardhmen. Ndryshimi do te vije, nese te gjithe e kerkojme ate.

Me vote, do te mund te shporrim keto modele te dhunshme, ku policit i jepet liria te godase deputetin e Lezhes, ai i cili neser ne Parlament do kerkoje dhe punoje, pikerisht per te ardhmen dhe sigurine e jetes se tij, policit dhe familjes se tij.

Kjo duhet te ndalet me 25 prill!”

Next Post

PS nuk ndalet me përgjimet/ “The Guardian zbulon skandalin e manipulimit të të dhënave në Facebook

Vetëm një ditë pasi Lapsi.al publikoi lajmin e bujshëm mbi listën sekrete që Partia Socialiste ka përpiluar duke gjurmuar votuesit dhe duke zbuluar të dhëna konfidenciale të tyre, gazeta prestigjoze “The Guardian” ka publikuar një investigim të gjatë që përqëndrohet në mënyrën se si liderë të ndryshëm në vendet e botës së […]