Lajme

VIDEO/Rama ofendon gazetarin për Mini-Jugosllavinë. Gazetari: A jam unë injorant apo ju arrogant?

Gazetari Furkan Saliu, i cili gjendej në Shkup, në sallën ku u mbajt konferenca për media rreth marrëveshjes së minishengenit shprehet se pati një moment tensionimi mes tij dhe kryeministrit Rama, pasi gazetari e quajti projektin e tre liderëve, Vuçiç, Rama dhe Zaev, me emërtimin Mini-Jugosllavi.

Gazetari Furkan Saliu shprehet se në përfundim të konferencës ka patur një shkëmbim ofendimesh me kryeministrin Rama, pasi ky e ofendoi duke e quajtur injorant.

Furkan Saliu shprehet si më poshtë:

Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegoj situatën.

Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike.

Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.

Kjo si duket e preku më së shumti Ramën 😊 E pastaj filloi “biseda”… ⤵

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë 😛

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?

F.S: Jo faleminderit 😉

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *