Lajme

Virusi i ri COVID/ 61 pasagjerë të infektuar mbërrijnë nga Afrika në Hollandë

HOLLANDË- Rreth 600 pasagjerë mbërritën në aeroportin e Amsterdait në dy fluturime nga Afrika e Jugut iu desh të prisnin me orë të tëra për të bërë testet e COVID-19. Mediat e huaja shkruajnë se ky kontroll është zhvilluar nga shqetësimi për variantin e ri të koronavirusit.

Qeveria holandeze ndaloi të gjitha fluturimet nga shtetet në Afrikën Jugore dhe sqaroi se ata që ndodhen në fluturim do të testohen dhe ndoshta do të karantinohen pas mbërritjes. Gjatë kontrollit 61pasagjerë kishin rezultuar pozitiv me koronavirs dhe po punohet për zbulimin nëse janë raste të variantit të ri që ka shqetësuar vendet në mbarë botën.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani përkujton heroin Sali Çekaj: Ndër firgurat e shquara të historisë së Kosovës

“Udhëtarët me një test pozitiv do të izolohen në hotele. Ne po shqyrtojmë testet pozitive sa më shpejt të jetë e mundur për të përcaktuar nëse ky është lloji i ri i shqetësimit, tani i quajtur ‘Omicron,“- tha ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jong.

Varianti i ri ka alarmuar vendet duke bërë që SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE të ndalojnë udhëtimet nga Afrika e Jugut ku dhe u zbulua varianti i ri “Omicron”.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci ngre alarmin për stërvitjen e planifikuar ushtarake të Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *