Bota

VOA: Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nisin bisedimet mes tensioneve në Ukrainë

Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po takohen sot në Gjenevë, nw fillim të një serie bisedimesh të nivelit të lartë këtë javë, në lidhje me grumbullimin masiv të trupave të Moskës përgjatë kufirit të saj me Ukrainën dhe kërkesat ruse për garanci sigurie nga perëndimi.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se takimi filloi pak para orës 9 të mëngjesit, sipas kohës së Evropës Qendrore, ndërsa theksoi se pala amerikane është këshilluar jo vetëm me Ukrainën, por edhe me NATO-n dhe aleatët e tjerë në gjithë Evropën.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj parimit ‘asgjë për ty, pa ty’ kur bëhet fjalë për sigurinë e aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë, përfshirë Ukrainën”, tha zëdhënësi në një deklaratë. “Ne jemi të lidhur në çdo nivel me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojmë të jemi në ditët dhe javët në vijim”.

Pas bisedimeve të Gjenevës, Rusia do të zhvillojë negociata me NATO-n në Bruksel të mërkurën, ndërsa të enjten ne Vjenë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Para takimit SHBA-Rusi të së hënës, diplomatët e lartë të të dyja palëve shprehën pak optimizëm se tensionet mes vendeve do të zbuteshin këtë javë.

“Është e vështirë të arrihet ndonjë përparim me revolen në kokë të Ukrainës”, tha sekretari amerikan i shtet,it Antony Blinken, për emisionin “State of the Union” të rrjetit CNN.

“Ne do të dëgjojmë shqetësimet e Rusisë” në lidhje me stërvitjet ushtarake të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore, tha sekretari Blinken, por shtoi se, “ata do të duhet të dëgjojnë shqetësimet tona” për 100,000 trupat që Rusia ka grumbulluar përgjatë krahut lindor të Ukrainës.

Ndërkohë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, citoi zëvendësministrin e Jashtëm, Sergej Ryabkov, të ketë thënë se është plotësisht e mundur që bisedimet SHBA-Rusi të përfundonin papritur pas një takimi të vetëm.

“Nuk mund të përjashtoj asgjë; ky është një skenar krejtësisht i mundshëm dhe amerikanët… nuk duhet të kenë iluzione për këtë”, citohet të ketë thënë Ryabkov. Zyrtarët nga të dy vendet zhvilluan një darkë pune të dielën mbrëma përpara bisedimeve të së hënës në Gjenevë.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

“Natyrisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim nën trysni dhe në rrjedhën e kërcënimeve që po ngrihen vazhdimisht nga pjesëmarrësit perëndimorë në bisedimet e ardhshme”, tha Ryabkov.

Sektetari Blinken përsëriti kërcënimin amerikan për sanksione të rënda ekonomike kundër Moskës në rast se ajo pushton Ukrainën, tetë vjet pas aneksimit të gadishullit të Krimesë.

“Preferenca jonë e fortë është një zgjidhje diplomatike, por kjo varet nga Rusia”, tha sekretari Blinken në emisionin “This Week” të ABC-së.

Rusia mohon te ketë planifikuar pushtimin e Ukrainës, ndërsa kërkon përfundimin e zgjerimit të NATO-s dhe ndalimin e stërvitjeve ushtarake të aleancës në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, që iu bashkuan asaj pas vitit 1997.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë thënë se një pjesë e madhe e propozimeve ruse nuk paraqesin fillim të mirë.

*Artikulli përmban materiale nga agjencia e lajmeve Reuters

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *